Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, sot feston 32-vjetorin e lindjes. E në këtë ditë të veçantë, i dashuri Dj Geek, ka gjetur mënyrën më të bukur që ta surprizojë atë.

Madje nuk ka pritur që të dalë dita, pasi surprizën e kishte bërë gati që në minutat e para të kësaj dite të veçantë.

Këngëtari i ka organizuar partneres së tij një festë surprizë në oborrin e vilës ku po qëndrojnë, ndërkohë që artistja nuk ishte në dijeni të asgjëje.

Në videot e publikuara në llogaritë e tyre sociale, vihet re një ambient i zbukuruar me tullumbace të bardha dhe ngjyrë gold, ashtu si dhe qirinj dhe trëndafila.

Dafina dukej shumë e emocionuar dhe nuk i mbajti dot lotët e gëzimit teksa shihte edhe fishekzjarrët e ndezur për të.

Më pas, këngëtarja është afruar tek tavolina dhe i ka fryrë qirinjve të vendosur tek torta. “Të dua”, i shkruan Dafina Dj Geek në postimet që ka bërë në llogarinë e saj në “Instagram”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel