Mianmar, shkon në 710 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

14/04/2021 03:13

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 710.

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), 4 viktima të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga ndërhyrja e forcave të Mianmarit.

Numri i përgjithshëm i viktimave është azhurnuar në 710, ndërsa i të arrestuarve në 3.080. Ndërkohë, aktualisht ekzistojnë urdhra arresti për 697 persona të tjerë.

Siç raportohet, 50 nga të vdekurit deri më tani janë fëmijë.

Top Channel