Brukseli kërkon pasaportat e vaksinimit për Covid: Të jenë gati në…

14/04/2021 08:08

Brukseli kërkon që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë Bashkimin Europian deri në fund të qershorit.

Skema pilot do të nisë në fillim të qershorit, me synimin që i gjithë sistemi të funksionojë deri në 21 qershor, deklaroi një ditë më parë komisioneri europian për drejtësinë, Didier Reynders.

Komisioni Europian kishte kërkuar që të ashtuquajturat “Digital Green Certificates” Certifikata të Gjelbra Dixhitale të ishin plotësisht funksionale deri në fund të majit, në disa shtete anëtare më të varura nga turizmi, si Greqia dhe Spanja, duke bërë presion për një fillim edhe më të hershëm. Por tani për tani, ky synim është hequr.

“Është urgjente. Sigurisht, ne duam të jemi gati para verës. Për fundin e qershorit, ne duam të jemi gati me rregulloren,” u tha Reynders-eurodeputetëve.

Reynders gjithashtu theksoi se “Digital Green Certificates” nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi.

“Komisioni po punon shumë fort për të siguruar mbulim të gjerë të vaksinimit të popullatës europiane për të parandaluar diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende”, tha ai.

Top Channel