U gjet e plagosur me armë dy muaj më parë, shqiponja e malit me GPS sërish në qiell!

14/04/2021 12:33

Shqiponja e Malit, zogu emblematik i Shqipërisë është lëshuar te fluturoje e lire përsëri në qiellin tonë. Dy muaj pasi u gjet e plagosur dhe u rehabilituar shqiponja është lëne te fluturoje ne parkun kombëtar te Prespës.

Ekzistenca e shpendit qe zor se mund te shihet prej vitesh rrezikohet nga gjuetia e paligjshme dhe helmimi, çka ka bere qe ne vendin tone thuajse te përgjysmohet numri.

Ekspertet kane vendosur një pajisje GPS ne pjesën e prapme te këtij shpendi madhështor, ndërsa synojnë qe te studiojnë rrugët ajrore te Shqiponjës dhe habitatet e saj.

Ne muajin shkurt kjo Shqiponje vetëm 2 vjeçare u gjet e plagosur me arme zjarri ne zonën e Skraparit, ndërsa u trajtua ne qendrën e rehabilitimit në parkun Divjakë, Karavasta.

Shpendi që përfaqëson krenarinë tonë kombëtare jeton në zonat kodrinore dhe malore të Shqipërisë dhe preferon habitate me shkëmbinj dhe pemë siç gjenden në lartësitë e Parkut Kombëtar të Prespës.

Top Channel