“Burreli do të shndërrohet në zonë turistike”/ Rama tregon planin për zhvillimin e qytetit

14/04/2021 13:35

Kryeministri, Edi Rama ishte sot në Burrel, ku zhvilloi një takim me të rinjtë, ku premtoi më shumë zhvillim për qytetin.

Sipas Ramës, me investimet që po bëhen në zonë, të rinjtë nuk do të kenë arsye për t’u larguar. Takimin, kryemistri e zhvilloi

Pas inspektimit në Rrugën e Arbrit, ku tha se punimet do të përfundojnë së shpejti. “Erdha këtu nga rruga e re, jashtëzakonisht shumë ndryshim. Rruga shkon 40-50 minuta. Të vijë të rinjtë e të rejat, të hapin bujtina, ka mundësi të papara për turizëm”.

Po ashtu, premtoi hapjen  e një qendre trajnimesh, në fushën e teknologjisë, në mënyrë që vajzat e djemtë e Burrelit, të punojnë nga shtëpia. “Nuk është vetëm turizmi dhe agroturizmi, por mundësi që të rinjtë të hyjnë në një treg të madh. Mjafton të jetë i armatosur me dijet e teknologjisë digjitale. Edhe këtu, do të kemi një qendër të trajnimit intensiv, që për 4 muaj, një vajzë apo djalë të dijë si të hyjë në botën e teknologjisë, pa dalë nga shtëpia. Kjo sot është e mundur. Sot, në Shqipëri shumë të rinj kanë hyrë nga kuzhina apo dhoma e gjumit”.

Nga Burreli, Rama iu përgjigj të gjithë atyre që thonë se nuk merren me politikë. “Politika është  e vetmja armë që kanë njerëzit, që kanë vendosur të jetojnë së bashku, që kur kanë dalë nga pyjet. Pa politikën njeriu nuk do të shkonte dot deri në hënë, deri në mars, kurrë nuk do ty kishte marrë fund skllavëria, gratë dhe vajzat nuk do të kishin mundësi barazie me djemtë dhe burrat. Pa politikën nuk do të ishin krijuar as SHBA, as BE, nuk do të kishim as Shqipërinë e lirë e demokratike. Kush thotë që politikës nuk dua ti dëgjoj as zërin, bën gabim të madh. Do apo s’do ti, politika merret me ty. Çdo gjë jashtë derës së shtëpisë, ndikohet nga politika.

Pa politikën sot nuk do të kishim vaksinim masiv. Është politika që ka arritur këtë rezultat. Është politika që ka arritur rezultatin, deri dje të paimagjinueshëm për të futur në shtëpi ata që tërmeti ia prishi në sekonda.

Sot Mati nuk është gjëkundi i krahasueshëm me atë që ishte, sot ëndrra e ujit të pijshëm nuk është thjesht një çështje kohë. Projekti po vazhdon, politika po merret. Kur ne e morëm detyrën, situata ishte katastrofike”.

Top Channel