“Ata që bëjnë gjumin e gjatë u duket kështu”, Balla në “Breaking”: Elbasani s’është as i nxehtë, as i ftohtë

14/04/2021 11:14

Kryesuesi i qarkut të Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit, Taulant Balla në një intervistë me skype në “Breaking” të Top News u shpreh se Elbasani nuk është një zonë e nxehtë ku do të ketë një përballje të fortë mes partive, siç thuhet prej kohësh.

Ai e cilëson një vend të paqtë, ku do të arrihet objektivi maksimal i PS-së/ Ai nuk la pa ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ata që e bëjnë gjumin deri vonë u duket Elbasani një qytet i nxehtë

“Rrini të qetë se Elbasani nuk është as i nxehtë as i ftohtë, është vendi i bashkëjetesës fetare, gjej rastin të uroj të  gjithë besimtarët, gëzuar e qoftë i pranuar agjërimi. Gjithashtu edhe pak ditë na ndajnë nga Pashkët, unë gjendem në zonën e Shpatit ku e gjen edhe fenë myslimane edhe atë ortodokse. Por ata që e bëjnë gjumin e gjatë e çohen tani u duket Elbasani i nxehtë. Unë në fakt duhet të kisha qenë i 9-i se do të arrijmë objektivin maksimal në këtë qark. Kur i referohemi Elbasanit mos marrim frazat e Bashës, por asaj të këngës së bukur ‘Elbasan i bukur Elbasan’”,

 

 

 

 

 

Top Channel