E hënë, 28 Shtator 2020
20:52
​Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Tiranë

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër.

20:49
Skandal! Burrat tentojnë të prekin vajzën nga të pasmet, ja pamjet… (Video)

Një vajzë në Beograd ka rënë pre e një ngacmimi të dy meshkujve.

20:45
Bashkia Tiranë: Rruga “Mine Peza” me rrjet të ri kanalizimesh, zëvendësohet kolektori i ndërtuar që në vitet ’40 nga italianët

“Banorët e rrugës “Mine Peza” dhe rrethinave të tij kanë marrë zgjidhje të problemit të shpërthimit të ujërave të zeza në rrugë sa herë që binte shi. Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës kanë ndërtuar kolektorin më të madh në kryeqytet pas atij të rrugës së Elbasanit, duke zëvendësuar të vjetrin që daton që prej vitit 1940”, njofton bashkia Tiranë.

20:40
Fiks Fare! Vorë/ I zaptojnë shtëpinë, i marrin dhe fondin e tërmetit pa titull pronësie

Astrit Gjoka është pronar i një trualli dhe ndërtimi të regjistruar në hipotekë, por banesa është zaptuar sipas tij nga dy vëllezërit Kepi, njëri ish kreplaku i Kodër Prezës, dhe tjetri punonjës i bashkisë Vorë. Banesa është dëmtuar nga tërmeti dhe dy vëllezërit pa asnjë titull pronësie kanë aplikuar për dëmet e banesës. Dëme që sipas bashkisë i përkasinë kategorisë D5. Vlera e dëmit arrin deri në 50 milionë lekë të vjetra.

20:37
Trajtimi i “kalit të Trojës” bën vetë-shkatërrimin e qelizave të kancerit pa mjekim

Një trajtim i ri eksperimental raportohet se “gënjen” qelizat e kancerit për t’u vetë-shkatërruar pa përdorimin e mjekimeve, duke dhënë shpresë për të fituar luftën me disa tipe të sëmundjes fatale.

20:36
Egjipt, vazhdojnë protestat kundër regjimit të Sisit

Vazhdojnë protestat në qytetet Giza dhe Qena të Egjiptit kundër regjimit, të cilat filluan më 20 shtator si rezultat i thirrjes së bërë nga kontraktori opozitar egjiptian, Mohamed Ali që jeton në mërgim në Spanjë.

20:36
Dele Alli, “ Casillas” i Tottenhamit/ Mourinho e injoron

Dele Alli nuk po jeton momente pozitive te Tottenhami që nga starti i sezonit në Premier League.

20:27
Në futbollin anglez, të gjithë kundër sistemit “ VAR”

Kampionati më i fortë i futbollit në planet po kundërshton gjithmonë e më shumë sistemin e videoarbitrimit, me tifozët dhe lojtarët që e fajësojnë se po shkatërron sportin më të bukur në vendin ku u shpik kjo lojë.

20:19
Ministri kosovar diskuton me Bankën Botërore master-planin për ujitjen e tokave bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP), Silvia Mauri, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni ndërkombëtar financiar.

20:17
35-vjeçari martohet me gruan 45 vite më të madhe: Dashuria nuk njeh moshë…

Pak muaj më parë, vëmendjen e mediave britanike e mori historia e pazakontë e egjiptianit Mohamed Ahmed Ibriham, 35-vjeç, i cili nisi një romancë me britaniken 80-vjeçare Iris Jones.

20:14
Cakaj në Berlin, takon Krichbaum: Me rëndësi zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Berlin, ku po zhvillon një vizitë dy ditore zyrtare.

20:12
Kryeopozitari rus Alexey Navalny falenderon Angela Merkel që e vizitoi në spitalin e Berlinit

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar privatisht me aktivistin opozitar rus anti-korrupsion Alexey Navalny kur ai ishte i shtruar në spitalin e Berlin.

20:06
“Do të publikojmë çdo dokument”/ Drejtuesi i përkohshëm i shoqatës së veteranëve tregon 8 orët e bastisjes së Eulex

Organizata e Veteranëve të Luftës do të vazhdojë të publikoj çdo dokument që lidhet me hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, përkundër se publikimi i tyre solli arrestimin e personave kyç, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

19:58
Tirana përballë Young Boys/ Flet trajneri i Basel U21, ekipi rival i kampionëve të Zvicrës

Tirana është skuadra e vetme e kampionatit shqiptar që vazhdon ende të jetë pjesë e Kupave të Europës.

19:58
“Mund t’i vrasim, ose t’i mbysim me gaz”- Përgjimet që i kushtuan postin zyrtarit të partisë në Gjermani

Partia e së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), shkarkoi të hënën një zyrtar, i cili ishte kapur në një kamerë të fshehur duke folur për mbytjen me gaz të refugjatëve.

19:56
Migrantët vendosin tenda në Serbi, në pritje për të hyrë në shtetet e BE-së

Dhjetëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ngritur tenda jashtë Suboticës, qytet në veri të Serbisë, me synimin për të kaluar fshehurazi kufirin e afërt me Hungarinë që çon për në Evropën Perëndimore.

19:50
Turizëm në kohë pandemie/ Tre britanikë duan të kalojnë një javë pushime në Shqipëri

Jon, Met dhe David janë 3,  27 vjeçarë nga Anglia të cilët kanë vendosur të kalojne një javë në Shqipëri.

19:48
Paketë për rimëkëmbjen/ Kërkesa e Turizmit për qeverinë: Kështu shmanget falimentimi i bizneseve

Një paketë e dedikuar tërësisht për rimëkëmbjen e turizmit.

19:46
Studentët: Na ulni tarifat/ Deri më 30 shtator duhet të shlyejnë detyrimin e vitit që shkoi

Teksa pritet që viti i ri akademik të nis në fillim të nëntorit, studentët duhet të shlyejnë deri në 30 shtator detyrimet e vitit të shkuar.

19:38
500,000 peshkaqenë mund të vriten për të prodhuar vaksinën e koronavirusit

Ambjentalistët kanë paralajmëruar se fundmi se gjysmë milionë peshkaqenë mund të therren për përftimin e një ingredienti të përdorur në vaksinat e reja të koronavirusit.

19:37
“Nuk jam i përkëdhelur”/ Fatjoni ka një “vërejtje” për Anën (PërPuthen)

Në takimin mes Anës dhe Erjonit javën që lamë pas, është përmendur dhe emri i Fatjonit.

19:33
“Zbatoni paktin e 5 qershorit”/ Ambasadorja Yuri Kim: Duhet ti qëndroni fjalës së dhënë

Nga Himara ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi hapin e hedhur nga opozita jashtëparlamentare për amendimet e kodit zgjedhor.

19:31
“Tea ka menduar sa bukur flet more kodosh”/ Arjani “nuk kursen” as Andin, “e akuzon” si personazh fallco

Ndonëse publiku ishte në pritje për të parë takimin e parë në “PërPuthen” për këtë javë, emisioni i sotëm mori komplet një rrjedhë tjetër

19:25
Grip, e ftohur apo Covid? Ja se si duhet të bëjmë dallimin në dimër

Me dimrin që po afron, vendet po hyjnë në sezonin tradicional të të ftohtit dhe gripit, me komplikime shtesë këtë vit pasi simptomat e të dyja sëmundjeve mund të jenë të ngjashme me ato që përjetohen nga njerëzit e prekur nga koronavirusi dhe mund të rrezikojnë ta shpërndajnë atë.

19:24
“Kush je ti mësuesja, do mësosh ti Shqipen?”/ Arjani i drejtohet ashpër Fjorelës në “PërPuthen”

Opinionisti Arjan Konomi dhe Fjorela u përfshinë në një debat, në puntatën e sotme në”PërPuthen”.

19:19
“PërPuthen”/ “Dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”! Plas debati mes Teas dhe Shqipes

Shqipja dhe Tea duket se nuk po kalojnë momente “paqeje” mes tyre. Shqipja ka postuar një foto ku shfaqet me Tean dhe ka shkruar, “dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”.

19:18
Dhurata e Princit George/ Malta: Na ritkheni dhëmbin

Malta kërkon që ti rikthehet dhëmbi prehistorik që iu dha si dhuratë princit George të Britanisë nga natyralisti David Attenborough, duke thënë se fosili duhet ekspozuar në një muze në ishullin ku është zbuluar.

19:11
Nën kullën Eiffel/ Çdo formë dhe masë në sfilatë

Duke sfiduar shiun dhe kufizimet e Covid-19 në Paris, disa qindra gra, të formave dhe masave të ndryshme, mbajtën një spektakël mode, nën këmbët e kullës eiffel, për të kërkuar më shumë diversitet në modë dhe për të inkurajuar pozitivitetin e trupit.

19:05
6 orë seancë/ Operacioni “Limit”, GJKKO dërgon për gjykim 30 persona

Pasi përfundoi pas 6 orësh të gjata seanca paraprake, GJKKO ka dërguar në gjykim 30 persona duke pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për trafik droge ndaj të akuzuarve Sokol Nesimi, Aldo Nesimi, Bilbil Shalqi, Enkelejd Sadik, Gjergji Çovaj, dhe të tjerë që në total janë 21 persona, të arrestuar në vitin 2019 në kuadër të operacionit LIMIT.

19:03
Del në ankand diamanti i rrallë

Një diamant në formë ovale, pa të meta, 102 karatësh, do të dalë në ankand më 5 tetor, në Hong Kong.

18:56
$3.5mln gjobë parkut zbavitës për vdekjen e tmerrshme të katër vizitorëve në lojrat ujore

Kompania Dreamworld që zotëron parqet më të mëdha tematike në Australi ka pranuar përgjegjësinë për vdekjen e Kate Goodchild, Luke Dorsett, Roozbeh Araghi e Cindy Low

18:56
Mesazhi i Sorecas ndaj politikanëve: Duhet respektuar “5 qershori”, çdo propozim tjetër të diskutohet nga Këshilli Politik

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu është drejtuar me një mesazh politikanëve shqiptar nëpërmjet një postimi në twitter.

18:49
Pronat e Gardës së Republikës tek Liqeni i kalojnë Bashkisë Tiranë

Një sipërfaqe toke në pronësi të gardës së Republikës i ka kaluar tashmë në administrim ndërmarrjes industriale nr.1 Tiranë.

18:45
Muriqi negativ, kthehet tek Lazio

Vedat Muriqi ishte një nga futbollistët më të kërkuar te Lacio këtë merkato dhe falë insistimit të drejtorit sportiv Igli Tare dhe çekut të majmë tëparave në drejtim të Stambollit, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës finalizoi transferimin.

18:40
Ja si duket sot djali i “Qengjit të vogël”, kënga që u dëgjua deri në Japoni

A e mbani mend Pëllumb Hajdarin, vogëlushin që këndon këngën për fëmijë “Qengji i vogël”?

18:36
Ronaldo hyn në historinë e Juves

Cristiano Ronaldo u përkufizua në unison nga media sportive italiane dhe jo vetëm si shpëtimtari i Juventusit në sfidën e së dielës ndaj Romës me portugezin që shënoi të 2 golat e Zonjës së Vjetër në barazimin 2-2 me verdhekuqtë.

18:29
Finalja e NBA, Miami do jetë rivali i La Lakers

Do të jetë Maimi Heat ai që do të përballet me Los Angeles Lakers për titullin kampion të NBA për vitin 2020.

18:21
“Arti në prag falimentimi”/ Artistët njëzëri: Shteti ose të na subvencionojë ose të na lejojë të ushtrojmë profesionin

Autoritetet kanë vendosur 1 tetorin, si datën ku lokalet e baret do të jenë të aksesueshme edhe në ambientet e tyre të brendshme, ndërsa projektligji që ndalon muzikën është ende në fuqi.

18:20
I arratisuri nga burgu vret balerinën 20 vjeçare, teksa kërkonte rrugëve për viktima

20 vjeçarja Ceren Ozdemir u qëllua dy herë me thikë nga Ozgur Arduc i cili ishte arratisur nga burgu të Turqi për të vrarë përsëri. Ai ishte dënuar me 20 vjet në vitin 2005.

18:20
Nis “Roland Garros”, Wawrinka eleminon Andy Murrayn

Turneu Grand Slam i “Roland Garros” nisi dhe vëmendja në ditën e parë ishte te përballja mes Stanislas Wawrinkës dhe Andy Murray në fushën qendrore Philippe Chartier.

18:14
Vitrina e Librit/ Valsi i lamtumirës – Milan Kundera

Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai.

18:12
BE-ja dhe Britania me qëndrime të ndryshme në prag të bisedimeve për Brexit

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kjo është një javë vendimtare bisedimesh në Bruksel.

18:10
Zgjedhjet e 25 prillit/ Aplikimet për organet drejtuese të KQZ, 52 të kualifikuar dhe 17 të skualifikuar (emrat)

Sot, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentare ngritur me Vendimin nr. 50/2020 të Kuvendit për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

18:06
Sulejman Pitarka– Qiriri i ndezur i artit

Nga Xhevair Lleshi, shkrimtar & psikolog

18:04
Një dashuri si e Leonidit dhe Myrvejlit (refleksion mbi librin “Letra grues seme të vdekun” të Gjovalin Gjadrit)

Nga Liridon Mulaj

18:04
Studimi: 1 në 3 prindër amerikan nuk duan t’i bëjnë fëmijëve të tyre vaksinën e gripit

Një nga tre prindër amerikan nuk kanë në plan që t’i bëjnë fëmijëve të tyre vaksinë kundër gripit këtë viti, thuhet sipas një studimi kombëtar të zhvilluar nga Shëndeti i Fëmijëve për shkak të një mundësi reale që fëmijët e tyre mund të infektohen me Covid-19.

18:00
Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e shumë filmave, Shpresa Vreto

Shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto është ndarë nga jeta. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

17:56
Qindra të arrestuar në protestat në Bjellorusi

Policia në Bjellorusi arrestoi qindra vetë dhe përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit në protestsat e së dielës kundër regjimit të Alyaksandr Lukashenkos.

17:52
Fëmijë me Markun? Ja çfarë thotë Rudina…

Sfida e Bieta Sulos në “Ftesë në 5” zbuloi më shumë detaje nga marrëdhënia mes moderatores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku.

17:50
Rudina rrëfen mes lotësh: Nuk e përjetova siç duhet propozimin për shkak të mungesës së babait

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatorja Rudina Dembacaj.

17:44
Gjermania: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë duhet të jetë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në vitin 2013 dhe 2015, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

17:43
“Jemi pronarë të Mesdheut…”/ Nuk ndalet Erdogan, paralajmëron grekët: Nuk do të ketë paqe nëse…

Nuk kanë të ndaluar kërcënimet drejt Greqisë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sa i përket situatës në Mesdheun Lindor.

17:41
“Ishte magjike”/ Rudina Dembacaj rrëfen detaje nga propozimi për martesë që i bëri ish-deputeti

Pak ditë më parë, vëmendjen e mediave e mori propozimi për martesë që ish-deputeti Mark Frroku, i bëri moderatores Rudina Dembacaj.

17:39
Zyrtari i Google i paralizuar në moshën 33 vjeçare pasi ‘krahu i thyer’ rezultoi kancer i trurit

James McGill iu dhanë 24-48 orë jetë në maj, por prej atëherë ai ka thyer pritshmëritë dhe vazhdon të luftojë duke shpresuar se do të dalë nga spitali në kohë për Krishtlindje.

17:38
Maqedonia e Veriut shënon nën 50 raste ditore me Covid-19 dhe 4 viktima

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirusin, numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.674

17:32
Paralajmërimi i Angela Merkel: Nëse vazhdojmë kështu

Kancelarja gjermane paralajmëroi se gjithçka po shkon drejt regjistrimit të 19,200 personave të ri të infektuar me koronavirus në Gjermani çdo ditë.

17:29
PD nuk e përfshiu në listën e kandidimit, deputeti Lefter Maliqi bën këtë reagim

Partia Demokratike nuk e përfshiu deputetin opozitar, Lefter Maliqi në listat e kandidimit. Në lidhje me këtë ai foli në studion e emisionit “Top Talk”.

17:29
Aksident në Pogradec/ Frenimi i shpejtë, përplas tre makina

Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Pogradecit pranë fshatit Buçimas.

17:26
Korçë/ 4 mësues infektohen me Covid-19

4 raste mësuesish të konfirmuar me Covid-19, në Korçë, Bilisht dhe Ersekë.

17:20
Restoranti më i vjetër në botë, Botin, në luftë të mbijetesës kundër Covid-19

Restoranti më i vjetër sipas librit “Guinness” të rekordeve botërore, restoranti 295-vjeçar “Botin” në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, përballet me luftën e mbijetesës kundër problemeve socio-ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

17:16
Erdogan pro Azerbaxhanit per Nagorni-Karabakh: Sapo Armenia të largohet nga territoret e okupuara rajoni do të rifitojë paqen

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sapo Armenia të largohet menjëherë nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, rajoni do të rifitojë paqen dhe qetësinë.
Erdogan foli në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Ligjit Detar dhe Mesdheut Lindor”.

17:14
Italia e përkushtuar për të punuar me institucionet e Kosovës për ta zhvilluar ekonominë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, të cilin e njoftoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për ta lidhur Kosovën me shtetet e rajonit, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

17:12
Armeni-Azerbajxhan: Çfarë qëndron prapa konfliktit për rajonin e Nagorno-Karabakh?

Edhe një herë tjetër lufta ka shpërthyer me Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy vende të ish Bashkimit Sovjetik.

17:09
Deputeti Maliqi zbulon se Ismail Kadare është kumbari që mban Sandër Lleshajn në qeveri

Ditën e sotme u pezullua nga detyra zëvendësdrejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.

17:07
BE do të veprojë kundër lajmeve të rreme -“fake news”

Një komision i posaçëm i Parlamentit Europian do të zbulojë dhe luftojë ndikimin e huaj kibernetik. Sidomos në kohët e Coronës fushatat dezinformuese janë shtuar, beson BE.

16:59
Mitet konspirative: Lëvizja QAnon merr hov, rrëmben fëmijët

Një elitë sekrete, sipas konspiracionit, rrëmben fëmijët dhe dëshiron të sundojë botën. E krijuar në SHBA lëvizja e internetit, QAnon vepron globalisht, ndërkohë edhe në Europë, sidomos në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.

16:52
New York Times: Presidenti Trump pagoi 750 dollarë taksa në vitet 2016, 2017

Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm nga 750 dollarë në taksa federale në vitin 2016, viti kur kandidoi për presidencën dhe në vitin 2017, viti i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë, sipas gazetës New York Times.

16:47
Gjyqi i dy të dashurave që copëtuan trupin e të riut dhe përdorën gishtin e tij për vjedhur €80,000

Adoleshentja Maria Malveiro besohet se është frymëzuar nga programi me vrasës serialë “Dexter”, teksa preu gishtin e viktimës dhe me të hapi llogarinë bankare në celularin e tij.

16:46
Flasin deputetët bosnjakë të Kosovës. ​Duda Balje: Në Kosovë ndihemi si në shtëpinë tonë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e boshnjakëve, Rasim Demiri në ditën ndërkombëtare të këtij komuniteti ka kërkuar që Kosova dhe Bosnja të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale për një jetë më të mirë të qytetarëve të dy vendeve.

16:42
Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

ë Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik.

16:37
Kanceri në zorrë i merr jetën të resë, para pak kohësh kishte mbushur të 18-at

Një adoleshente në Britaninë e Madhe nuk ka mundur ta fitojë betejën ndaj kancerit të zorrës së trashë duke u kthyer kështu në viktimën më të re në vend nga kjo sëmundje.

16:36
Zyrtare, Prishtina nënshkruan me ish-kapitenin e Tiranës

Prishtina ka arritur marrëveshje me ish-kapitenin e Tiranës, Gentian Muça.

16:36
Dhjetëra gjene ndihmojnë qelizat kancerogjene të fshihen nga sistemi imunitar

Për njerëzit që luftojnë me lloje të caktuara të kancerit, imunoterapia – një trajtim që ndihmon sistemin imunitar të luftojë kancerin – mund të shërbejë si një ndërhyrje shpëtuese e jetës dhe të rezultojë në prognozë të përmirësuar.

16:34
Ministri i Arsimit të Kosovës: Fëmijët deri në 10 vjeç mund të mos i mbajnë maskat

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike, por paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID, kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës për medie u bë e ditur se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat.
Zemaj tha se fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve situata tani është më të qetë.

16:33
“Shiko kush LUAN” sërish rekord shikueshmërie, mbi gjysmë milionë klikime në 24 orë

“Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës është rikthyer në sezonin e katërt sërish me rekorde shikueshmërie.

16:30
OKB: Izraeli shkatërroi mbi 500 ndërtesa palestineze në vitin 2020

Izraeli ka shkatërruar më shumë se 500 struktura në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës këtë vit, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), raporton Anadolu Agency (AA).

16:29
Turqia teston vaksinën e parë kundër Covid-19

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

16:28
Tiranë/ Vjedhje, drogë, kultivim bimësh narkotike, arrestohen 6 persona, procdeohet penalisht kryeplaku i fshatit

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë mesditës të së hënës (28.09.2020) nga Policia e Tiranës.

16:21
Salih Mustafa nuk deklarohet sot për aktakuzën

Ish-komandant Cali, Salih Mustafa nuk është deklaruar rreth akuzave që janë në aktakuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka thënë nuk deklarohet sot rreth kësaj, por pasi që të konsultohet me avokatin.

16:11
Britanikët refuzojnë mbylljen e bareve në 22.00, dhjetra dalin duke pirë e kërcyer në rrugë pas orarit (foto)

Mediat britanike quanin sot “idiote” rregullën e re të kryeministrit britanik Boris Johnson për mbylljen e bareve teksa turma prej dhjetra të rinjsh shiheshin duke e pirë e duke kërcyer në rruga pasi u nxorrën jashtë ne te njejten kohe nga pub-et.

16:10
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit janë shënuar në 24 orët e fundit nga covid-19.

16:06
Oficeri Hekuran Bregu komandohet në krye të OFL-së

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

15:58
Foto/ Ambasadorja e SHBA-së takon dy përfaqësuesit e shoqatave në Himarë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjatë vizitës në Himarë ka takuar dy nga përfaqësuesit e shoqatave në qytetin bregdetar.

15:50
Salih Mustafa nuk deklarohet sot për aktakuzën

Ish-komandant Cali, Salih Mustafa nuk është deklaruar rreth akuzave që janë në aktakuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka thënë nuk deklarohet sot rreth kësaj, por pasi që të konsultohet me avokatin.

15:50
Edhe një ditë kohë, ambasada e SHBA-së: Çdokush që përmbush kriteret të aplikojë në BKH

Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së që të aplikojnë,  një ditë para mbylljes së aplikimeve.

15:39
Edhe teatri i operas, privat/ Dirigjenti Zhani Ciko: Nuk e imagjinoj tërësisht privat

Ministrja e kulturës, Elva Margariti ka bërë së fundmi një deklaratë në një takim me artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga ku hodhi idenë e privatizimit të këtij institucioni dhe mos varjes së tij nga shteti.

15:34
​Rreziku i vdekjeve nga COVID-19 më i lartë te njerëzit me këto dy mutacione vendimtare gjenetike

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, studiuesit kanë bërë shumë për të kuptuar se si virusi SARS-CoV-2 mund të ndikojë në trupin e njeriut.

15:30
​Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i rekomandon Qeverisë heqjen e PCR testit negativ të obligueshëm për të hyrë në Maqedoni të Veriut.

15:28
Salih Mustafa paraqitet në sallën e gjyqit

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

15:24
Restorantet do hapen edhe brenda/ “Do jemi sërish të cunguar në punë. Nuk shtojmë dot stafet”

Nga 1 tetori, baret dhe restorantet do te lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në ambjentet e brendshme, që pas mbylljes në nisje të pandemisë së Covid 19.

15:21
Ambasadorja e SHBA-së: Palët t’i qëndrojnë ‘5 qershorit’, në tryezë propozime reale

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë vizitës në Himarë ka komentuar në lidhje me propozimet e PD-LSI për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

15:20
Mësues të infektuar me Covid/ Epidemiologët: Mos kini frikë, fëmijët infektojnë shumë pak

Një numër i konsiderueshëm mësuesish nëpër shkolla kanë rezultuar pozitiv me Covid, çka ka rritur frikën tek prindërit.

15:14
Kosovë/ Tre humbje jete dhe 48 raste të reja me koronavirus

Tri viktima dhe 48 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

15:12
Identifikohen ndotësit e Gjanicës/ Hedhin mbetje nafte në ujë, Subashi: Do të ndiqen penalisht

Kompanitë e naftës qe ndotin lumin Gjanica me mbetje hidrokarbure do te procedohen penalisht.

15:07
Naftëtarët hynë në grevë urie, protesta ekstreme në kërkim të pagave të munguara

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit hynë në grevë urie.

15:06
PS mbledh shtabin e fushatës/ Rama kërkon më shumë takime me votuesit

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi shtabin e fushatës elektorale të cilëve u kërkoi intensifikimin e takimeve në çdo qark.

15:03
Nis reforma për ligjin e zgjedhjeve/ Në kuvend varianti i PS, PD e LSI nxitojnë dhe japin propozimin e ri

Ndryshimet e kodit elektoral kaluan në parim në parlament pa konsensusin e opozitës jashtëparlameentare.

15:00
Ish-luftëtari i UÇK-së kthehet në fermer të frutave të rralla që nuk i keni parë ndonjëherë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Zija Keshi na ka njohur ditën e sotme me bimë të panjohura më parë  përmes emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel.

14:52
Kapen rreth 177 kg drogë/ Arrestohen 6 persona në Skrapar, një tjetër vihet nën hetim

Skrapar- 6 persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është vënën nën hetim për shkak se janë kapur me drogë.

14:49
Drejtuesi i OFL nxori sekretin/ E zbuluan gjermanët, SPAK nis hetimet dhe kërkon pezullimin

Autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.