E mërkurë, 30 Shtator 2020
07:46
Mot i kthjellët por i freskët, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

07:27
Aliyev nënshkruan dekretin për mobilizim të pjesshëm

Azerbajxhani njoftoi se më shumë se 550 ushtarë të ushtrisë armene u vranë dhe u plagosën në përleshjet e djeshme. Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, gjatë përleshjeve u shkatërruar 22 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 15 sisteme raketash kundërajrore OSA, 18 mjete ajrore pa pilot, 8 topa të artilerisë të ushtrisë armene.

07:12
Merr 48% të votave, Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në SHBA

Sot u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Joe Biden.

06:59
Zbuloni çfarë ndodh nëse marrim më shumë proteinë seç duhet

Proteina është kryefjala e ushqyerjes së shëndetshme ditët e sotme. Ky ushqyes është i domosdoshëm për shëndetin sepse u bën mirë jo vetëm muskujve por edhe ndihmon për rënien nga pesha.

06:42
Dashuria për veten nis nga mëlçia – Ushqimet si trajtim

Mëlçia është një organ i lidhur fort me jetëgjatësinë tonë. Dashuria për tjetrin me të vërtetë mund të nisë nga stomaku, po për veten, duhet të nisë nga mëlçia.

06:21
Vaji i avokados – Arma sekrete për organizëm të fuqishëm

Avokado konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më mirëbërëse për organizmin e njeriut. Këtë e kanë provuar shkencëtarët sipas të cilëve ky frut ofron bazën kryesore të ushqyesve të nevojshëm për mbarëvajtjen e proceseve të trupit.

06:06
Ushqyerja e shëndetshme më e rëndësishme se dobësimi

Studiuesit raportojnë se një dietë e shëndetshme, e stilit mesdhetar është më e rëndësishme për shëndetin e zemrës sesa humbja e peshës. Ata thonë se të jesh i dobët nuk do të thotë domosdoshmërisht i shëndetshëm, veçanërisht nëse humbja e peshës ka ardhur si pasojë e një diete ekstreme ose me pak ushqyes.

05:50
Turqia mohon se ka dërguar luftëtarë sirianë në Nagorno-Karabak

Turqia të martën mohoi raportet se kishte dërguar luftëtarë sirianë për të ndihmuar aleatin e saj, Azerbajxhanin, për të luftuar forcat armene në rajonin e Nagorno-Karabakut, duke thënë se pohimet ishin pjesë e përpjekjeve të Armenisë për të krijuar “propagandë të errët” për Turqinë.

05:25
Netanyahu thotë se armatimi i Hezbollahut ndodhet pranë një depoje të gazit në Bejrut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi të martën grupin militant Hezbollah të Libanit për prodhimin e armëve pranë një “stacioni karburanti” në Bejrut, duke paralajmëruar për “një tjetër tragjedi” nëse ndodh ndonjë shpërthim.

04:58
Mbi 1 milionë të vdekur nga COVID në botë, zyrtari i lartë i OBSH: Shifrat e raportuara, ka mundësi që…

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga COVID-19 në botë ka arritur në mbi 1 milion, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i të infektuarve në gjithë botën është më shumë se 33 milion.

04:36
Debati/ Familja Trump shkel rregullat, nuk vendos maskat

Po zhvillohet debati i parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden. Debati drejtohet nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace.

04:04
Ginsburg varroset pranë bashkëshortit të saj në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u varros të martën në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia.

03:56
OKB, udhëheqësit synojnë arritjen e një paqeje më të gjerë në Lindjen e Mesme

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përshëndetën të martën marrëveshjen e re të paqes mes tyre, gjatë fjalimeve në ditën e fundit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se ky pakt do të rrisë shanset e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.

03:23
Amy Coney Barret takohet me udhëheqësit republikanë të Senatit

Ligjvënësit amerikanë po përgatiten për një betejë historike të konfirmimit të gjykatëses Amy Coney Barret, të emëruar nga Presidenti Trump për anëtare e Gjykatës së Lartë, që do të bëhet vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Procesi filloi të martën kur gjykatësja Barrett zhvilloi takime me senatorë republikanë në zyrat e Kongresit amerikan. Nëse konfirmohet, zonja Barret do të jetë anëtarja e tretë konservatore në Gjykatën e Lartë që emërohet nga Presidenti Trump.

02:59
Presidenti Trump dhe ish-nënpresidenti Biden përballen në debatin e parë presidencial

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë debatin e parë presidencial mes tyre, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit. Debati po zhvillohet në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.

02:15
Ambicja e Emirateve të Bashkuara Arabe/ Vendi i parë arab në Hënë

Emiratet e Bashkuara Arabe do të dërgojnë një anije hapsinore pa pilot, në Hënë në 2024. Kryeministri i vendit, Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, e bëri njoftimin në Twitter të martën. Njoftimi i tij vjen pas lancimit të një sonde drejt Marsit, më herët këtë vit, nga ana e Emirateve të Bashkuara, vendi i pasur me naftë në gadishullin arabik.

01:50
Spiun aktiv në Poloni, zbulohet James Bondi i vërtetë

Janë dashur dekada por më në fund, edhe James Bondit i është hequr maska. Instituti i kujtesës kombëtare në Poloni, ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin e identitetit të James Albert Bond, i vërteti, agjenti sekret protagonist i sagës së famshme.

01:27
Pompeo në Greqi: Inkurajojmë dhe mbështesim dialogun me Turqinë sa më shpejt

I shoqëruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në ditën e dytë të vizitës së tij në Greqi, kreu i diplomacisë amerikane Mike Pompeo ka vizituar fregatën greke “ Salamis” dhe bazën ushtarake të Sudes në Hania të Kretës e cila sipas deklaratave të dy politikanëve shndërrohet në bazën më strategjike të rajonit, pasi përveç zgjerimit dhe pajisjes me teknologjinë e fundit, bëhet bazë e përhershme ankorimi për një prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA.

01:05
Armenia akuza Turqisë: Rrëzoi një avion ushtarak në kulmin e konfliktit me Azerbajxhanin

Armenia, thotë se një nga avionët e saj luftarakë është rrëzuar nga një avion turk, duke e çuar kështu konfliktin mbi rajonin e kontestuar të Nagorni-Karabakut në një tjetër përmasë.

00:43
Dezinformomi me pandeminë/ Borrell: E rrezikshme, u përhap në BE dhe Ballkan. Gënjeshtrat mund të vrasin

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell tha se dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën gjatë pandemisë së koronavirusit.

00:17
Top Story/ Pamje eskluzive, në kulmin e tensioneve për kufijtë detare Flota Shqiptare kryen stërvitje në detin Jon

Teksa ndodhemi në brigjet e Karaburunit, grupi i xhirimit të Top Story pikas disa momente të veçanta. Anijet e Flotës Ushtarake Shqiptare kanë dalë në patrullim. Është interesante të shohësh anijet kryesore të flotës të dalin në patrullim në këtë periudhë tensionesh për kufijtë detarë.

00:11
Eskluzive Top Story/ Turqia pengoi marrëveshjen detare? Rama flet për çajin me mikun Erdogan dhe darkën me Micotaqis

Dyshimet për ndikimet nga Turqia i shtoi edhe gjenerali në pension Cihat Yayci (Çihat Jajci) i cili fliste për një strategji për rikthimin e influencës së ish-perandorisë osmane në Ballkan. Mediat greke shkruanin në vitin 2018 se ndërhyrja e Erdogan anuloi vizitën e ish-kryeministrit Cipras në Shqipëri ku do finalizohej marrëveshja e re e detit.

00:06
Top Story/ “Bomba” i Spahiut: Ambasadori amerikan na inkurajoi në protestat për marrëveshjen detare!

Interesi i Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e vitit 2009 Shqipëri Greqi ka qenë i madh dhe kjo është zbuluar edhe nga një kabllogram i datës 9 tetor 2008.

00:02
Top Story/ “Deti”, Krisafi: Negociojnë dy palë të pabarabarta, Greqia të heqë ligjin e luftës. Rama: Nuk i lejoj të na bëjnë presion!

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi tha për Top Story se negociatat me greqinë për “Detin” janë mes dy palëve të pabarabarta dhe ndihet presioni.

E martë, 29 Shtator 2020
23:58
Top Story/ Studimet e fshehta të grekëve dhe zbulimet e gjeologëve shqiptarë, çfarë fsheh nëntoka e detit Jon?

Faktet tregojnë se grekët prej vitesh janë prezentë me punime sizmike në detin Jon, shumë pranë zonës së diskutueshme mes dy vendeve. Madje, në vitin 2015, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dërgoi Athinës zyrtare 2 nota proteste ndaj kërkimeve për naftë, pranë zonës së pa-delimituar mes dy vendeve.

23:54
Top Story/ Dredhia e grekëve me ishujt që i gllabëron Shqipërisë det territorial, ja precedentët ndërkombëtarë

Kryenegociatori i ekspertëve në marrëveshjen me Italinë në vitin 1992 për shelfin kontinental Vladimir Beja sqaron për Top Story tentativat e grekëve për të grabitur nga deti territorial shqiptar duke u dhënë plotfuqi ishujve në ndarjen e kufijve.

23:50
Ekskluzive Top Story/ Tradhti me “Detin”? Rama: Ekstremistët grekë ekzekutuan stërgjyshin tim, unë…

Idetë e gllabërimit të detit territorial shqiptar në Jon janë rikthyer. Për këtë, u kujdes kryeministri i fqinjëve tanë jugor, Kiriakos Micotaqis.
Micotaqis: “Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet, të tjerë e kanë thënë këtë por jemi ne që po e vëmë këtë në zbatim. Është e drejtë që vendi jon e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen njësoj sic e kvanë ushtruar fqinjët tanë”.

23:35
Arrihet marrëveshja mes klubeve, Paqueta drejt transferimit në kampionatin francez

Pas një sezoni e gjysmë me Milanin, fantazisti brazilian Lucas Paqueta është gati të nisë një tjetër aventurë, këtë herë në kampionatin francez, ku do të firmosë me skuadrën e Lyonit.

23:19
Tottenham kalon në çerekfinale, elimimon Chelsea-n edhe pa titullarët

Ndonëse me pjesën më të madhe të titullarëve në pankinë, Tottenhami ia doli të kualifikohet për në çerekfinalet e EFL Cup, pasi eliminoi Chelsean në një sfidë që u vendos nga penalltitë.

23:04
Koduzi ja thotë në sy Bratajt: 127-ta nuk i shkon njerëzve në shtëpi, ja çthonë mjekët e familjes

Në një debat në “Open” sesi po menaxhohet pandemia, kreu i shëndetësië në PD ka deklaruar se shumë mjekë familjesh janë të detyruar t’i ndjekin rastet në shtëpi pasi 127-ta nuk u shkon në shtëpi.

22:59
E bukur dhe super seksi, modelja shtatzënë poston fotot nudo (FOTO)

E bukur dhe super seksi, Elsa Hosk, modelja suedeze, pjesë e “Victoria’s Secret” njoftoi në rrjetet sociale se po pret fëmijën e saj të parë me sipërmarrësin britanik Tom Daly.

22:54
Shqipëria bën pak apo shumë testime? Koduzi dhe Brataj përballin shifrat në Open

Prej muajsh tashmë virusi COVID-19, është pjesë integrale e jetës sonë. Në vendin tonë qindra infektime regjistrohen çdo ditë, ndërsa numri i vdekjeve varion zakonisht nga 2-5 perona për 24 orë. Situata e virusit në vend ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Open”, ku të ftuar ishin Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi dhe Drejtori i QSUT-së (Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza) Skënder Brataj.

22:42
City zyrtarizon blerjen e Ruben Dias, largon Otamendin

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Ruben Dias.

22:29
Gjermania shtrëngon masat antiCovid-19

Gjermania do të kufizojë numrin e njerëzve në tubime dhe do të ndëshkojë të gjithë ata që shkelin rregullat e mbikëqyrjes, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

22:29
“Nuk e njihni sistemin”- Brataj përplaset me Koduzin në “Open: I gjithë mashtrimi është…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, janë përshirë në një debat në emisionin “Open”.

22:26
51-vjeçarja me super trup tregon sekretin: E gjitha që duhet është…

51-vjeçarja Lynn Montoya, prej vitesh është një trajnere fitnessi në SHBA.

22:24
Netanyahu: Armatimi i Hezbollahut ndodhet pranë një depoje të gazit në Bejrut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi të martën grupin militant Hezbollah të Libanit për prodhimin e armëve pranë një “stacioni karburanti” në Bejrut, duke paralajmëruar për “një tjetër tragjedi” nëse ndodh ndonjë shpërthim.

22:15
Pse na e ka mbyllur derën Bashkimi Evropian? Manastirliu “zihet ngushtë” në Open

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në emisionin “ Open” në Top Channel për të folur mbi menaxhimin e pandemisë nga autoritetet shëndëtesore.

22:10
Vdekjet e pacientëve në spitalin Shefqet Ndroqi, flet në Open ministrja Manastirliu

Në Open në Top Channel ishte e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila foli për situatë e Covid-19 në vendin tonë.

22:05
E trishtë/ Bie nga pema, ndërron jetë 6-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe.

21:53
‘Më dridhet mishi kur…”/ Manastirliu për opozitën: Flisni me pozitivitet, mos përdorni fjalën…

Ogerta Manastirliu kërkon nga politikanët e opozitës që të flasin me pozitivitet kur ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me situatën pandemike në Shqipëri.

21:51
“Nuk ka asnjë shkollë të mbyllur për shkak të koronavirusit”, Manastirliu hedh poshtë lajmin

Ministrja Ogerta Manastirliu tha në Open se nuk shkolla të mbyllura nga covid-19.

21:50
Emërohet kryeministrja e parë femër e Afrikës

Presidenti i Togos, Faure Gnassingbe ka emëruar sot kryeministren e parë femër të vendit dhe të kontinentit.

21:48
Për Kylie-n nuk është mbyllur sezoni i bikinive! 23-vjecarja publikon foto “verore”

Ndoshta sezoni i bikinit mund të jetë mbyllur zyrtarisht, por jo për miliarderen Kylie Jenner.

21:41
Tirana mes dilemave, Bekaj do mbrojë portën në Europë

Pasi mori fatmirësisht rezultate që dëshironte nga tamponët testues për koronavirus që nxorrën ekipin të pastër dhe është gati për betejën që vlen vërtet, Tirana kompletoi edhe stërvitjen e fundit në tokë shqiptare, para se të zbarkojë këtë të mërkurë në Bernë.

21:36
U hodh nga barka për të notuar me peshkaqenin “e vogël”, pendohet! Rezultoi më i madh sesa e parashikoi

Një burrë në SHBA, i apasionuar pas notit vendosi që të zhytej në Oqeanin Paqësor, edhe pse aty pranë sipas tij ndodhej një peshkaqen i vogël.

21:35
“Vaksina e gripit ka mbërritur”/ Manastirliu: Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, ja grupet e tjera me prioritet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në Open në Top Channel se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

21:34
Champions pret shortin, ekipet elitare të ndarë në 4 vazo

Në pritje të skuadrave të fundit që do të presin biletën e kualifikimit këtë javë, Liga e kampioneve po kompleton ngadalë edhe panoramën e grupeve për sezonin 2020/21.

21:29
Po përgatiteshin për fotot e dasmës, disa persona përpiqen të ndërhyjnë: Mos u marto nuk ia vlen

Një çifti të sapomartuarish i ka ndodhur e papritura teksa po realizonin fotot e dasmës.

21:25
Pse ka fluks testimesh te privati? Manastirliu jep përgjigje në Open

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj akuzave të opozitës për numrin e ulët të testimeve. Manastirliu tha në emisionin OPEN në Top Channel se vendi ynë duhet të krahasohet me veten dhe jo me shtetet e huaja, ndërsa foli edhe për testimet te privati.

21:25
Antishpifja/ Arrestohet amerikani që dha vlerësim negativ online për hotelin në Tailandë

Një amerikan përballet me dy vjet burg sipas ligjeve anti-shpifje të Tailandës pasi postoi vlerësim negativ online për rezortin ku po qëndronte.

21:23
Francë/ Dyfishohet numri i të infektuarve me Covid-19 brenda 24 orëve, 8051 raste të reja dhe 85 viktima

Autoritetet shëndetësore franceze kanë raportuar për 24 orët e fundit 8051 raste të reja të personave të infektuar nga Covid-19, një numër i dyfishuar me numrat e të hënës, ku ishin vetëm 4070 të infektuar.

21:20
E pabesueshme/ Kishte 2 vite që ishte shpallur e zhdukur, 46-vjeçarja shfaqet duke notuar në det

Një grua e cila ishte shpallur e zhdukur për dy vite, është shfaqur krejt rastësisht duke notuar në brigjet e Kolumbisë.

21:16
Vendimi i Francës: Jo më kafshë në cirk!

Nuk ka më ecje me dy këmbë, lojra me top apo kërcime përmes rrethit në flakë.

21:14
Situata nga Covid/ Manastirliu në Open: Situata është serioze, po bëjmë më të mirën që të kemi më pak viktima

Ministrja Ogerta Manastirliu e ftuar në Open duke folur për mënyrën se si vendi ynë po përballon pandeminë, tha se situata është serioze, por që është e përballueshme.

21:11
Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri ka folur rreth akuzave të Speciales ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

21:04
Shefi i OKB-së kërkon që bota të adresojë situatën ekonomike të shkaktuar nga pandemia

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i kërkoi të martën komunitetit ndërkombëtar të adresojë situatën e rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

21:02
Doktorë fluturues/ Britani, testohen kostumet e reja

Skuadrat e urgjencave shëndetësore dhe inxhinierët në Britaninë e Madhe thanë të martën se kishin testuar me sukses kostumin e parë fluturues në botë të mjekëve të ndihmës së shpejtë, që mund të transformojë mënyrën se si jetë shpëtuesit mund të arrijnë në vende të izoluara, ku ka pacientë që kanë nevojë për ndihmë.

20:57
Zeqiri shkon te Kosova/ Zvicra, zhgënjim për talentin

Cilësohej si një nga premtimet më të mëdha për futbollin zviceran, por zgjedh të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

20:52
Java e modës në Paris/ Dior, “një përqafim” komforti

Diori ka mbështjellë modelet e tij me tunika të gjata të martën për t’i mbrojtur nga një botë e pasigurt, në të parin spektakël të madh të modës të vënë në jetë në parisin e goditur nga koronavirusi, në afro shtatë muaj.

20:50
NBA, La Clippers/ Largohet trajneri Doc Rivers

Doc Rivers nuk është më trajneri i Los Angeles Clippers, skuadrës kaliforniane në NBA.

20:47
Zyrtare! Viti akademik për studentët fillon më 2 Nëntor

Tashmë është zyrtare, më 2 nëntor do të nisë viti akademik për institucionet e Arsimit të Lartë.

20:45
Gjuajtësit turkë F-16 rrëzojnë avionin armen SU-25, thotë ministria e Jerevanit

Një avion ushtarak turk F-16 ka rrëzuar sot një gjuajtës të forcave armene Su-25, ka njoftuar ministria e mbrojtjes së Jerevanit, në ditën e tretë të konfliktit mes Armenisë dhe Aerbaixhanit fqinjë në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.

20:41
Tiago Alkantara rezulton me koronavirus

Nëpërmjet nje deklarate zyrtare Liverpul ka konfirmuar se futbollisti Tiago Alkantara ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për Covid-19.

20:40
Fiks Fare! Kryeplakut të Qesaratit i ka “humbur” vula. Njësia Administrative: Nuk gjejmë dot ish-kryeplakun për t’i marrë vulën

Banorët e fshatit Qesarat në Memaliaj ankohen në Fiks Fare pasi ata kanë votuar për kryeplak të fshatit, por ai nuk e ka marrë ende këtë pozicion. Shkaku, ish kryeplaku nuk dorëzon vulën.

20:37
Sukses i aktorit durrsak Gjergj Doçi me monodramën ”Rrëfime”, në festivalin Akt-Fest.

Aktori i teatrit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Gjergj Doçi më 25 shtator, hapi siparin e festivalit të aktorit Akt-Fest 2020 që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

20:36
I përloti të gjithë me rrëfimin, por gazetarja italiane habit: Ja sa u pagua Gabriel Garko për të treguar se është gay

Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.

20:32
Tragjike/ Ngacmohej nga shokët e klasës, 14-vjeçari i jep fund jetës duke varur veten

Një nxënës 14 vjeç, i cili ngacmohej sistematikisht nga shokët e klasës në një shkollë me konvikt vari veten vetëm disa ditë, pasi bashkëmoshatarët i lyen jastëkun me jashtëqitje.

20:28
Stuhi në Stamboll/ Breshëri e shiu ‘ndalin’ qytetin

Shira të rrëmbyeshëm të shoqëruar nga një breshër i stërmadh, u regjistruan në Stamboll, një metropol me një popullatë prej thuajse 16 milionë njerëzish, më 29 shtator, duke shkaktuar probleme për qytetarët dhe duke paralizuar trafikun.

20:26
​Hoti: Nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milionë eurove

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se fondi prej 87 milion eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve.

20:24
Kryebashkiaku rumun/ Rifiton zgjedhjet nga varri

Një kryebashkiak në Rumaninë e Jugut, ka regjistruar një fitore bindëse, pavarësisht se ka humbur jetën nga koronavirusi disa ditë më parë.

20:23
‘Të gjithë vdesin’/ Elon Musk thotë se nuk do të marrë vaksinën e Covid-19 nga Bill Gates

Themeluesi i kompanive SpaceX e Tesla, Elon Musk tha sot se as ai e as familja e tij nuk do të marrin vaksinën e ardhshme të koronavirusit, dhe shtoi se pandemia “ka zbutur besimin e tij te njerëzimi”.

20:18
​Pse disa femra i duan partnerët e tyre, por jo edhe marrëdhëniet seksuale

Kur lind ky problem marrëdhënieje, pyetja kryesore që shumica e grave i bëjnë vetes është: “A do të thotë dëshira ime e ulët seksuale se diçka nuk shkon me marrëdhënien time?”

20:16
Zbulohet afera/ Gardianja e burgut kapet duke kryer marrëdhënie intime me vrasësin e tmerrshëm…

Një gardiane burgu në Britaninë e Madhe është paraqitur sot para gjykatës pasi është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar për vrasje të dyfishtë.

19:59
Gjimshiti baba për herë të parë! Zgjedh emrin e djalit, që solli në jetë me modelen serbe

Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të parë.

19:59
Policia e Zelandës së Re bën ritualin ‘Haka’ në nder te kolegut të vrarë në Britani (video)

Rreshteri zelandez i policisë së Londrës, Matiu Ratana u nderua nga kolegët në atdheun e tij me ceremoninë emocionale për të rënët në detyre.

19:56
Nudo në skenën e teatrit/ Aktori i dramës Bosh: Ka ardhur koha të jetë normalitet

Jon është një i ri në të njëzetat e hershme, që familja e ka mbyllur në psikiatri për shkak të një “dashurie të gabuar”. Nga kjo merr rrjedhë e gjithë narrativa e personazhit që është subjekt i shfaqjes “Bosh” i interpretuar nga aktori Josif Sina. Është komentuar tepër së fundmi, edhe pse ka pasur gjithsej vetëm tre shfaqe, për shkak të skenave të nuditetit.

19:50
Presidenti i Atleticos e fton Messin t’i bashkohet Suarezit

Presidenti i klubit spanjoll, atij të Atletico Madridit, Enrique Cerezo në një deklaratë drejt mediave spanjolle ka thënë se ylli i Barcelonës Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet afrimit më të ri të Atleticos, Luis Suarez.

19:47
Kukësit i ikin titullarët/ Gega: Kemi gati zëvendësimet e 10 lojtarëve, presim nisjen e sezonit

Gavazaj, Abazaj, Rroca, Shkurtaj, Ethemi, Musolli, Musta, Telushi, Avdyli, Cema dhe Mateli, janë gati 10 lojtarët kryesor që kanë larguar nga skuadra e Kukësit në këtë prag sezoni të Superligës.

19:45
Universitetet, nesër raundi i dytë/ 15 mijë maturantët më të mirë, zgjodhën në raundin e parë

30 shtatori shënon edhe nisjen e raundit të dytë të regjistrimeve në 35 universitet publike e private të vendit. Raundi i parë, që u mbyll në mes të shtatorit, tregoi që ekselenca, maturantët e shkëlqyer, vazhdojnë të preferojnë universitetet në vend.

19:43
Nasim Haradinaj para gjykatës/ Nënkryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK u arrestua për dosjet e Hagës

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka dalë për herë të parë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

19:42
Xhelozi? Fjorela zgjedh në takim “të preferuarin” e njërës nga vajzat…

Teksa kaloi një takim të dështuar me Klejdin, Fjorela mendon se për javën e ardhshme ka bërë zgjedhjen e duhur për një takim ndryshe.

19:36
Rama: Rimëkëmbemi për një vit/ Prezantohet plani ekonomik i qeverisë dhe rritja e pagave

Nga një konferencë për shtyp dedikuar tërësisht ekonomisë kryeministri Edi Rama e quajti procesin e rindërtimit si një rimëkëmbje të ekonomisë.

19:35
Pastorja heq dorë nga kisha, bëhet striptiste fotosh e videosh në Instagram

Nëna e tre fëmijëve Nikole Mitchell, thotë se gjithmonë ka dashur të bëhej kërcimtare erotike, por ishte rritur në një familje kristiane që kishte zbehur ëndrrat e saj të famës.

19:35
(Foto) E dashura e re e Brad Pitt i ngjan një prej femrave më të bukura në botë

Nicole Poturalski u bë e famshme në botë për lidhjen e saj të pretenduar me Brad Pitt.

19:34
“S’kemi kohë të humbasim për takimet e tua”/ Arjan Konomi nuk i kursen tonet e ashpra për Fjorelën

Takimi mes Fjorelës dhe Klejdit nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

19:33
Pompeo në Greqi: Dialog për përplasjen me Turqinë

I shoqëruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis,në ditën e dytë të vizitës së tij në Greqi, kreu i diplomacisë amerikane Mike Pompeo ka vizituar fregatën greke “ Salamis” dhe bazën ushtarake të Sudes në Hania të Kretës e cila sipas deklaratave të dy politikanëve shndërrohet në bazën më strategjike të rajonit, pasi përveç zgjerimit dhe pajisjes me teknologjinë e fundit, bëhet bazë e përhershme ankorimi për një prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA.

19:28
“L’Equipe” akuzon, Juve theu rregullat e OKB për Han

Juventus mund të përballet me një problem të ri.

19:26
Kalo në digjital me Digitalb! Nesër fiken transmetuesit analogë në Shkodër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë

Ditën e mërkurë, datë 30 shtator, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për transmetimet televizive qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

19:20
SHBA, 3 të tjerë të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Tre persona të tjerë kanë vdekur nga zjarret pyjore që kanë kapluar Kaliforninë dhe fqiun e tij në veri, si dhe rreth 1.200 banorë janë evakuuar,

19:14
Apple shiti më pak iPhone, fitoi më shumë para sesa Samsung dhe Huawei

Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë, dhe kjo si rezultat i pandemisë së coronavirusit, e cila krijoi një kërdi në të gjithë botën.

19:12
PërPuthen/ Fjorela dhe Klejdi në takim, fjalët duket se “shteruan”…

Disa puntata më parë, Klejdi kërkoi nga produksioni që të realizonte një takim të improvizuar në studio me Fjorelën, për të cilën tha se ka krijuar një pëlqim.

19:05
“Përbindëshi” xheloz vret me sëpatë të fejuarin e ish-gruas kur mësoi se do të martoheshin

Një burrë në Rusi ka qëlluar për vdekje me sëpatë të fejuarin e ish-të dashurës kur mësoi se çifti do të martoheshin.

19:03
“Unë nuk kam ardhur këtu të fluturoj me…”/ Debat në “PërPuthen”, Erjoni komenton takimin mes Klejdit dhe Fjorelës

Takimi i Klejdit dhe Fjorelës u komentua në studion e “PërPuthen”.

19:00
Paqueta shkon te Lyon, “thesari” i fituar sërish në treg

Lucas Paquetà do të formalizojë këtë javë kalimin e tij te Lion, duke u bërë futbollisti më i ri i skuadrës transalpine.

18:52
Prokuroria franceze: Sulmuesi donte t’i vinte zjarrin zyrave të Charlie Hebdo

Një pakistanez i akuzuar për plagosjen e dy personave para ish-zyrave të Charlie Hebdo, më 25 shtator, planifikonte t’i vinte flakën zyrave të saj, tha një prokuror francez më 29 shtator.

18:51
“PërPuthen”/ Sondazhi për djemtë e preferuar, fituesi i suprizon të gjithë…

Produksioni i “PërPuthen’ ka realizuar në webiste-n e Top Channel një sondazh në lidhje me djemtë.

18:48
Hoti: Hyn në fuqi marrëveshja e pavarësimit energjetik të Kosovës

Të martën ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), me ç’rast Kosova do të kontrollojë kufijt e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike – Kosovë-Shqipëri.

18:45
Mercedes-Hamilton, rinovimi deri në 2023 në Gjermani

Çmimi i Madh i Gjermanisë duket se merr një vlerë të dyfishtë për Lewis Hamilton.

18:43
“Unë, kufoma e ardhshme”/ Poezia që u kthye në “himnin” e grave të dhunuara e të vrara

Vargjet e mëposhtme janë shndërruar këto ditë në “himnin” e grave të dhunuara: