14:43
Ronaldo sërish pozitiv, vetëm mrekullia e kthen në fushë kundër Messit
Nga Portugalia, në veçanti nga “Correio da Manhà”, që konsiderohet një medie e besueshme, Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19. Tamponi, i kryer dje nga sulmuesi i Juventusit, fatkeqësisht nuk ka dhënë përgjigjen që të gjithë dëshironin. Prania e “yllit” portugezit kundër Barcelonës së Messit, më 28 tetor, mbetet në “fije të perit”, megjithëse rregullat e UEFA-s lënë ende vend për shpresë.