Uzina, minierë skrapi/ Superfosfati, kurth i rrezikshëm për mbledhësit e metaleve

22/10/2020 15:43

Ish-uzina e superfosfatit në Kurbin, prej vitesh tashmë nuk është më në funksion.

Kjo e fundit është kthyer në një rrezik mjaft të madh për ata persona të cilët mbledhin skrap mes këtyre gërmadhave.

Në qershor të 2018-ës, 2 të rinj nga Kurbini humbën jetën pasi një masiv gurësh i zuri poshtë teksa gërmonin për skrap. Banorët e kësaj zone tregojnë se rreziku është tepër i madh dhe tragjeditë mund të përsëriten sërish.

Sikur kjo të mos mjaftonte, banorët tregojnë se uzina vijon të lëshojë helme duke sjellë një dëm për zonën. Deri më tani edhe pse prej vitesh është premtuar për ndërhyrje, pushteti lokal dhe ai qëndror ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.

Njerëzit në këto uzina vijojnë për të kërkuar për metale, si një mënyrë për të siguruar mbijetesën në këtë qytet të varfër pas dy goditjeve tepër të mëdha që u dhanë, tërmeti dhe pandemia.

Top Channel