Sharje e fyerje mes vajzave/ Tea ‘kërcënon’: Mësoni Shqipen si të flasë ose unë largohem…

22/10/2020 19:45
Pamje nga Për'Puthen

Teksa në studio po transmetohej takimi mes Teas dhe Gracianos, Shqipja sipas konkurrentëve ka qeshur me të madhe.

Pikërisht për këtë fakt, mes tyre u nxit një debat, me protagoniste, Tean-Anën dhe Shqipen.

Shqipja e përkufizoi këtë takim si jo normal, ndërsa Tea, tha se Shqipja është bullizuar dhe këtë ia ka shprehur asaj, e për këtë arsye ajo nuk duhet të bëjë të njëjtën sjellje me Gracianon.

Shqipja e mohoi të ketë thënë një gjë të tillë, e pas kësaj debati degjeneroi në sharje e fyerje.

Në një moment të bisedës, Tea i kërkoi produksionit që të mos e lejojë Shqipen të flasë në këtë gjuhë, ose në të kundërt ajo tha se do të largohet nga emisioni.

 

Ana: Shqipja ka qeshur me të madhe dhe ka treguar mungesë respekti.

Shqipja: As ajo që është diskutuar aty nuk është normale.

Tea: Unë me Gracianon do të dilja ta njihja për ta kuptuar që do të kishte më shumë dashuri apo jo, nuk ka ndikuar fakti që është Bi.

Shqipja: Ti a dole dhe jashtë, që i dhe mbështetjen tënde. Ti e more jashtë.

Graciano: Edhe ti ke qenë jashtë me Tean, mos na fol si injorante.

Tea: Ti ke qenë e bullizuar më ke thënë mua dhe tani bullzion atë.

Shqipja: Je edhe e pafytyrë.

Tea: Më ke gënjyer.

Shqipja: Nuk të kam thënë që je e bullizuar.

Tea: Je gënjeshtare

Shqipja: Je hipokrite.

Ana:  Ti je gjynah, që po bullizon kaq hapur.

Shqipja: Ti dinë vetëm rregullosh flokët e tua. Do të thotë që je një barbi

Ana: Ej stop ë, boll me përqeshjet.

Shqipja: Nuk të përqesha në asnjë moment.

Ana:  Ti më shajte tani, të ndryshoj zërin se përse stë pëlqen ty.

Tea: Shqipja është kështu siç është dhe ne e kemi kuptuar, por ju si produksion duhet të merrni masa, edhe ne dimë ta ofendojmë këtë por jemi në një format, merrni masa ose ta nxirrni Shqipen jashtë, ose ta mësoni si sillen. Nëse ju vazhdoni kaq me pak seriozitet ta mbani Shqipen, unë largohem direkt nga emisioni.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel