‘BE është e vendosur të luftojë këtë fenomen të errët’/ Soreca përshëndet miratimin e Rezolutës Antisemitizëm

22/10/2020 16:29

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka përshëndetur miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar s unioni nxit zhvillimin e jetës e diversitetit.

“Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit. Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 202”, shkruan Soreca.

Top Channel