Tronditëse/ Mban fëmijën me kokë poshtë dhe e rrotullon pa pushim, nuk pendohet burri: Ai nuk qante

22/10/2020 17:02

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi.

Raportohet se një fizioterapist, i quajtur Mikhail Mikhnyov, është filmuar duke mbajtur një foshnje me kokë poshtë, e më pas duke e rrotulluar 180 gradë.

Fizioterapisti, i cili pretendon se ka 30 vite eksperiencë, ka thënë para hetuesve se fëmija nuk kishte dhimbje gjatë trajtimit. Ai këmbëngul se kjo teknikë, është shumë efikase dhe ka shëruar mbi 8.000 fëmijë që vuanin nga dhimbja e qafës.

63-vjeçari pretendon se ky masazh bazohet në një “gjimnastikë dinamike” e huazuar që nga epoka Sovjetike dhe për këtë shërbim ai thotë se qindra prindër presin në radhë. Një nënë, e cila ka dërguar foshnjen e saj tek ky fizioterapist, është shprehur e tronditur për mediat, kur ka parë trajtimin “çnjerëzor” që ai bënte me fëmijët.

“Kur kam parë filmimin kam qarë për minuta të tëra. Kur e pash për herë të parë mendova se ishte një shaka, një demonstrim me një kukull. Por kur e vrojtova me vëmendje dhe kuptova se fëmija ishte e vërtetë e flaka telefonin e tronditur”, u shpreh Komsomolskaya Pravda

Ndërkohë raportohet se 63-vjeçari Mikhnyov është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij pritet të vendosin organet gjykuese.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel