Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2021 është rritur me 2.4 miliardë lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Janë rreth 67. 7 miliardë lekë  në total për dy fushat e kësaj ministrie, ku pjesën më të madhe e ka shëndetësia me 41.3 miliardë lekë dhe këtë vit në kushtet e pandemisë, 6 miliardë lekë janë kosto të llogaritura për të menaxhuar pandeminë. Për të siguruar veshje, maska për personelin mjekësor, për të shtuar  grupet e punës në terren, për të përditësuar protokollet, si për trajtimin në banesë, ashtu edhe për pacientët në spital.

Përveç pandemisë së Covid-19, fondet e shëndetësisë janë parashikuar edhe për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore dhe spitaleve. Do të rikonstruktohet godina e neonatologjisë dheobstetrikës në maternitetin Mbretëresha Xheraldinë, si dhe do të ndërtohen dy godina të reja. Po kështu  do  të rikonstruktohen sallat e lindjes në materninetin Koço Gliozheni si dhe do të pajisen me aparatura spitari i ri që po ndërtohet në QSUT.

25.5 miliardë lekë shkojnë për përkujdesjen sociale  ku parashikohet rritje e numrit të përfituesve nga skema e ndihmës, si për ata me ndihmë ekeonomike po edhe  për personat me  aftësi të kufizuara, ndërkohë që afro 1 miliard lekë shkojnë për ish të përndjekurit politikë.

Top Channel