Dosja e “madamës” së seksit/ Ghislaine Maxwell pranon lidhjen me Epstein, refuzon pyetjet për orgjitë, vajzat nën moshë e Princin Andrew

22/10/2020 17:47

Dokumentet e publikuara së fundmi nga gjykata thonë se “baronesha” e skllaveve të seksit Ghislaine Maxwell, ka pranuar marredhënien me pedofilin milioner tashmë të vdekur, Jeffrey Epstein por i shmangej pyetjeve për jetën e tyre seksuale, orgjitë, vajzat nën moshë që rekrutonte apo Princin britanik Andrew.

Dokumentet me 418-faqe u publikuan sot pas humbjes së betejës së avokatëve të Maxwell për të ruajtur privatësinë e deponimit.

Në to Maxwell i rikthehet shpesh akuzave ndaj viktimës së saj Virginia Giuffre, duke thënë se nuk ka detyruar askënd të marrë pjesë në abuzimet seksuale të vajzave nën moshë.

Ajo refuzon të flasë për jetën seksuale me Epstein, mohon se ka marrë pjesë në orgji dhe refuzon të përgjigjet për rekrutimin e minoreneve për seks, mes tyre dhe një 13-vjeçare.

Tutorja e femrave te financierit pedofil amerikano-hebre, edhe vetë aristokrate britaniko-hebreje, refuzonte të përgjigjej ndaj pyetjes nëse besonte se dëmtonte psikologjikisht një person nën moshë, kur ai/ajo bën seks me një të rritur.

“Çfarë po më pyet? Nuk e di çfarë po më pyet, kjo nuk ka të bëjë fare me Virginia Roberts Giuffre”, përgjigjej e acaruar Maxwell duke iu referuar nje prej vajzave akuzuese.

Ajo mohon se ka bërë foto nudo të viktimave të Epstein, duke insistuar se çdo foto është bërë me kërkesën e tyre.

Maxwell mohonte fuqimisht se ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe princi britanik Andrew kishin qenë në atë që njihet tashmë në media si “pedo-ishulli i Epstein”.

Ajo iu shmang gjithashtu pyetjeve mbi pretendimin e viktimës Giuffre se Princi Andrew kishte abuzuar me të në shtëpinë e Epstein ne New York. Giuffre pretendon se është urdhëruar nga dyshja të bëjë seks disa herë me Princin Andrew, çka ky i fundit mohon.

Maxwell është aktualisht në burg duke pritur gjyqin për joshje të vajzave nën moshë për të bërë seks Epstein dhe persona të tjerë të rëndësishëm, në vitet 1994 deri në 1997.
Kur u pyet nëse Epstein kishte preferenca seksuale për vajza nën moshë, Maxwell u përgjigj: “Nuk mund t’ju tregoj historinë e Jeffrey, nuk e di”.
Maxwell ka pranuar më parë se ka inkurajuar vajza për të bërë masazhe, sepse sipas saj, ato mund të fitojnë më shumë para, por mohon se ka bërë seks me to pa pëlqimin e tyre.

Ajo thotë gjithashtu se nuk ka qenë kurrë në një dhomë ku Virginia po i bënte masazh Epstein, apo asnjë vajzë tjetër nën moshën 18 vjeç.

FOTO GALERI
1/6
Maxwell refuzonte t'i pergjigjej pyetjeve per jeten seksuale

Top Channel