Pas miratimit me 111 vota në Kuvend të rezolutës për antisemitizmin, ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, misioni diplomatik i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë nënvizoi sesi kjo lëvizje kujton guximin e treguar prej shqiptarëve që strehuan hebrenj gjatë luftës së dytë botërore, duke e ditur shume mirë se çfarë rrezikonin.

“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet ne mesazhin e ambasadës.

Gjatë Holokaustit, qindra hebrenj gjetën strehim në Shqipëri, një nga vendet e pakta me shumicë myslimane të Europës. Shqipëria ishte i vetmi vend që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebreje sesa kishte më parë. WeRemember”, thoshte janarin e këtij viti Kongresi Botëror Hebraik.

Top Channel