Dafina Zeqiri

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Zili zili” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Duke qenë se shquhet për stilin e veçantë, artistja e njohur edhe në këtë videoklip ka gërshetuar të thjeshtën me elegancë.

Tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja në bashkëpunim me reperin Elinel. Vija melodike po ashtu është realizuar nga vetë këngëtarja.

Në sy ka rënë modeli I flokëve të saj të bëra gërshet dhe të kapura, stilim i cili është parë së fundmi nga shumë artiste shqiptare.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel