Graciano në Për'Puthen

Takimi i Teas dhe Gracianos, ishte një paralele me takimin që ky i fundit pati para disa javësh me Anën.

Djali ritregoi përsëri detaje nga e kaluara e tij, ku ka pasur disa eksperienca me meshkujt. Ai tha se motra e ka mbështetur shumë në zgjedhjen e tij, por tregoi se mamaja e ka pasur pak më të vështirë, por në fund edhe ajo e ka pranuar.

Graciano theksoi se ka pasur më shumë marrëdhënia me femra, ndërsa me meshkuj gjithmonë ka qenë një i tretë.

Tea: Unë e kam thënë që në shoqërinë time ka shumë persona të komunitetit LGBT, edhe unë paragjykoja shumë, por duke njohur jetën e tyre është një gjë shumë normale. Tek ty më ka bërë  përshtypje diçka, që t’i ke thënë që e ke fituar gjatë jetës dhe nuk është e lindur.

Graciano: Unë e kam filluar shumë vonë. Në marrëdhënien time kam pasur marrëdhënie me femra.

Tea: T’i je një nga njerëzit më të lehtë që ta bën komunikimin më të lehtë, je shoqëror, social, rrezatoni shumë pozitivitet.

Graciano: Ka qenë mosha 18-vjeç. Motrën e kam shumë pas vetes, më mbështet për gjithçka, mamanë e kam shumë të urtë është mërzitur si fillim, por e ka pranuar. Në Shqipëri vlerësojnë shumë personat që vrasin dhe vjedhin, por personat që punojnë me forcat e tyre nuk i përkrahin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel