Gerard Pique vendos të dalë në ndihmë te barcelonës që është në vështirësi ekonomike ashtu sikurse edhe shumë klube të tjerë, për shkak të pandemisë coronavirusit.

Qendërmbrojtësit katalanas një prej kapitenëve dhe futbollistëve më me peshë të klubit blaugrana vendosi që të pranojë një reduktim të pagës prej 50%, një lajm ky që bëhet publik nga e përditshmja ‘Sport’ që është shumë pranë Barcelonës.

Në këtë mënyrë, Pique që zotëron edhe kompaninë Cosmos që organizon Kupën Davis në tenis ai dhe klubin FC Andorra, ndoqi shembullin edhe të disa lojtarëve të tjerë të skuadrës për të plotësuar këtë kërkesë të drejtyuesve të Barcelonës. Ata që pranuan uljen e pagave të tyre janë pikërisht portieri Marc Andre Ter Stegen, qendërmbrojtësi Clement Lenglet dhe mesfushori Frenkie De Jong, por këta të fundit pranuan shkurtimin e pagës në masën 30%.

Top Channel