E premte, 29 Janar 2021
06:06
Kura me vaj ulliri për një gjumë të qetë

Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën.

05:05
Hungaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme me 90 ditë

Qeveria hungareze njoftoi sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 90 ditë dhe mbajtjen e kufizimeve dhe parashikon të autorizojë të gjitha vaksinat ekzistuese që janë administruar tashmë tek më shumë se një milionë persona.

04:24
Trump nuk tërhiqet/ Do të ndihmojë republikanët për zgjedhjet e mes-mandatit

Ndokush mund të kishte menduar se pas shtëpisë së bardhë, Donald Trump do të vendosej në Mar-a-Lago duke u shqetësuar vetëm për shkopin e tij të golfit. Por, nuk ndodh kështu.

03:52
SHBA/ Ekonomia u ngadalësua, por nuk u rrënua në fund të 2020

Departamenti i Tregtisë bëri të ditur të enjten se ekonomia amerikane u ngadalësua dukshëm, por nuk u rrënua në tre muajt e fundit të vitit 2020. Ky përfundim vjen edhe pse mijëra biznese janë detyruar të kufizojnë operacionet e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit, që vazhdon të përhapet me ritme shpejta.

03:26
Java e parë e presidentit Biden në detyrë

Në javën e parë të plotë në detyrë, Presidenti Joe Biden është përqëndruar në anulimin e shumë politikave të ish-Presidentit Trump dhe prezantimin e planeve në përgjigje të pandemisë si dhe të politikave për ekonominë, imigracionin dhe klimën. Materiali në vazhdim analizon si mund të priten këto politika nga popullata në një klimë përçarjesh të thella politike.

03:03
SHBA kërkon gjykimin e rastin të vrasjes së gazetarit amerikan Daniel Pearl

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje qeverisë së Pakistanit të rishikojë mundësitë për të lejuar që SHBA-ja të ndjekë penalisht çeshtjen e vrasjes së gazetarit amerikan Daniel Pearl.

02:44
Britania e Madhe mbyll kufijtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Britania e Madhe njoftoi sot mbylljen e kufijve për jorezidentët që mbërrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain, që është shumë i njohur për turistët, në mënyrë që të shmanget importimi i një varianti të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.

02:20
Gjykata refuzon apelin për lirim, Navalny mbetet prapa hekurave

Shpresat e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny për lirim të shpejtë, u rrëzuan nga një gjykatë që refuzoi apelin kundër ndalimit të tij.

01:59
Vuçiç provokon sërish/ Thirrje ushtrisë: I dini problemet që kemi me Kosovën

Takimi që presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe, nuk kaloi pa provokime.

01:37
Gjermania bllokon Astrazeneca/ Nuk duhet të injektohet tek të moshuarit mbi 65-vjec

Autoritetet gjermane nxorën një rekomandim që vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca të mos përdoret tek personat e moshës 65 vjeç e lart.

01:11
Vaksina kineze në Shkup/ Pas Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës bëhet vendi i katër në rajon

Serbia, Mali I Zi e Bosnja kanë deklaruar se do të përdorin vaksinën kineze, e tashmë ajo do të mbërrijë dhe në Shkup.

00:56
Tottenham dorëzohet në shtëpi/ Premier League, Liverpool fitoi ndeshjen 3-1

Në një ndeshje që mund ta ringjiste në hierarkinë e premier Ligës e ta rikthente në diskutim për titullin, Totenhem dështoi brenda mureve të shtëpisë ndaj një rivali direkt si Liverpul. Londinezët humbën 1-3 përballë kampionëve në fuqi, dhe me këtë ndalesë të detyruar, mbeten jashtë zonës së kupave kontinentale.

00:34
NBA/ “Mbreti” James nuk mjafton, Lakers bien ndaj Philadelphia 76ers

Ekipi i Los Angeles Lakers pësoi humbjen e parë jashtë fushe, teksa u mund në Pensilvani nga skuadra e Philadelphia 76ers. Kampionët në fuqi numëronin 10 fitore radhazi larg shtëpisë së tyre “Staples Center”, një rekord në historinë e franchise-t kalifornian, megjithatë ekipi i drejtuar nga trajneri Frank Vogel këtë herë u shtrëngua për të pranuar humbjen, pas koshit të realizuar vetëm 2,4” para sirenës nga 28-vjeçari njujorkez Tobias Harris.

00:22
Gomez prezantohet te Sevilla: Krenar që do të luaj në skuadrën e Maradonës

Pas një periudhe të vështirë te Atalanta gjatë dy muajve të fundit, për shkak të një debati me trajnerin Gian Piero Gasperini, fantazisti argjentinas Papu Gomez u transferua në kampionatin spanjoll te Sevilla, ku edhe bëri prezantimin zyrtar pasditen e sotme.

00:10
Lautaro pranë rinovimit me Interin, nisin negociatat edhe me Bastonin

Antonio Conte ka dy javë që betohet se te Interi nuk do të ketë asnjë lëvizje në merkaton e janarit, por së fundi po flitet gjithmonë e më shumë për një shkëmbim me Romën, mes sulmuesve Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.

E enjte, 28 Janar 2021
23:58
Willem II bie në fund ndaj Ajaxit, PSV -4 pikë nga “Harkëtarët”

Ajaxi i Amsteramit e mbylli si kampion dimri fazën e parë të Eredivisie, një titull simbolik të cilin, në fakt, e kishte siguruar që në javën e 18-të. “Harkëtarët” mposhtën 3-1 Willem II në “Johan Cruijff Arena”, ku sfida ishte e hapur deri pak minuta para përfundimti të kohës së rregullt.

23:35
Hysaj eliminon Ismajlin, në gjysmëfinale e sfidon Gjimshiti

Spezia, e cili mbërriti në çerekfinale të Kupës së Italisë duke surprizuar Romën, u dorëzua pa kushte 4-2 ndaj Napolit në stadiumin “Maradona”, ku praktikisht ndeshja u mbyll brenda pjesës së parë. Skuadra e Gattusos, e cila vinte në këtë sfidë pas dy humbjeve radhazi, 3-1 me Veronën në kampionat dhe 2-0 përballë Juves në Superkupën e Italisë, disfata që e ka tronditur jo pak pozicionin e “Ringhios”, ishte e papërbajtshme që në minutat e para, teksa e gjeti golin që në të 5-tën me Koulibaly, i shërbyer nga Elseid Hysaj, ndërsa 15 minuta më vonë realizoi Lozano për 2-0.

23:23
Spanjë, gjysmë milion të papunë më shumë në 2020

Spanja e mbylli vitin 2020 me më shumë se gjysmë milionë të papunë më shumë nën efektin e pandemisë së COVID-19 që goditi turizmin dhe hotelerinë, edhe pse rënia e punësimit u stabilizua në fund të vitit.

23:02
Beteja politike në Durrës/ Abilekaj: 7 mandate është maksimumi për PS; Luarasi: Paloka dhe Duka japin siguri për PD-në

Në Open në Top Channel po diskutohet për betejat politike ne qarqe ku panelistët po bëjnë analizat për secilin qark.

22:53
​53 të vdekur në një aksident me autobus në Kamerunin Perëndimor

Pesëdhjetë e tre persona kanë vdekur dhe 29 të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident të mërkurën midis një autobusi dhe një kamioni që përmban lëng të ndezshëm në Kamerun Perëndimor.

22:24
Biden përmbys politikat e Trumpit për çështje të abortit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përmbysur një ndalesë të fondeve federale, që shkojnë për grupet ndërkombëtare të ndihmës, të cilat japin informacione për abortet.

22:17
“Unë e di sa ke marrë ti…”/ Debat mes Ndrecës dhe Gjekmarkajt: Rri, mos e kthe në personale

Mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel u fol për betejën elektorale në 12 qarqe. Të ftuar në studio janë Plarent Ndreca, Iris Luarasi, Enton Abilekaj dhe Agron Gjekmarkaj.

22:02
Jozefina Topalli infektohet me koronavirus

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus.

21:57
Vuçiç provokon sërish, thirrje ushtrisë: I dini problemet me Kosovën

Takimi që presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe, nuk kaloi pa provokime.

21:51
Portugali, rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë

Portugalia regjistroi sot rekord tjetër rastesh dhe viktimash nga COVID-19, me 16 432 raste dhe 303 të vdekur në 24 orë, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë në raportin e saj të përditshëm.

21:39
Futbollistët e Shënkollit “karate” me ata të Vllaznisë, asnjë masë nga FSHF

Nëse në kategorinë Superiore dhe një pjesë e madhe e ndeshjeve të tjera të Kategorisë së Parë apo të Dytë situata në duelet sportive është më normale, në kampionatin e moshave gjithçka është e ‘rëndë dhe e frikshme’!

21:35
Shokon Brigitte Bardot: Virusi gjë e mirë, jemi bërë shumë njerëz!

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, e tërhequr prej vitesh tashmë, ka befasuar me opinionin e saj ekstrem mbi sëmundjen që sot ka gjunjëzuar botën.

21:21
Beteja elektorale/ Ndreca në ‘Open’: Xhelal Mëziu drejtuesi më i fortë politik i PD-së! Gjekmarkaj: Unë mendoj për Mark Markun

Në emisionin Open në Top Channel, mbrëmjen e sotme është diskutuar rreth zgjedhjeve të 25 prillit dhe betejave elektorale në 12 qarqe të vendit.

21:13
Greqi, rritet numri i të prekurve me Covid-19 pas lehtësimit të masave

Numri i rasteve të koronavirusit në Greqi është dyfishuar pas lirimit të masave të bllokimit duke bërë që ekspertët mjekësorë të bëjnë thirrje për një rinovim të rregullave më të rrepta.

21:12
Vrau presidentin rajonal, burgim të përjetshëm neonazistit!

Vrasësi i Walter Lübckes, president rajonal në Hesse të Gjermanisë në vitin në 2019, është dënuar me burgim të përjetshëm. Procesi ndaj neonazistit Stephan E. ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e autoriteteve gjermane për të ndjekur ekstremistët.

21:11
Facebook ndalon përgjithmonë promovimin, rekomandimin e grupeve politike për përdoruesit

Facebook nuk do të bëjë më ‘rekomandime’ të grupeve politike për përdoruesit e tij, ka thënë drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg, pas kritikave të shfrytëzimit të platformës nga ekstremistët pro-Trump që organizuan sulmin ndaj Kongresit amerikan ‘Capitol’ në fillim të muajit.

21:00
Fotot/ Estrada vijon lotët për Albert Krasniqin! Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë të ndjerin me fotografi nga e kaluara

Ish-pjesëtari i label-it “Babastars”, Albert Krasniqi, ndërroi jetë nga një ngjarje tragjike që shokoi mbarë opinionin në Kosovë.

20:52
“Ça bën kshu, doktor Adhamudhi je?”/ Kristjani përplaset me Arjan Konomin: Do bëhesh meme kështu

Pjesa e sotme e Përputhen transmetoi takimin mes Kristjanit dhe Ledjanës. Por pas pjesës së dytë opinionistit Arjan Konomi, nuk i pëlqeu një prej komenteve që Kristjani bëri në takim me Ledjanën kur i tha se: Unë të shëroj, jam doktor.

20:49
Turistët britanikë festojnë në stacionin e policisë në Tailandë pas ndalimit për shkelje anti-Covid në bare (Fotot)

Rreth 200 të rinj, shumica e të cilëve turistë nga Britania, SHBA, Australia e Danimarka morën pjesë në një festë në bar bregdeti të martën në ishullin tailandez të Kho Phangan.

20:45
Lepusha nën ‘pushtetin’ e dëborës, banorët ecin me orë të tëra mes dëborës për të arritur në rrugë të kalueshme

Banorët e pikës turistike të Lepushës në Kelmend vijojnë të  ankohen për mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh dhe izolimit për shkak të dëborës.

20:40
Gara e armatimit SHBA-Rusi: Një kërcënim, pakti nuk e redukton

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u përpoq të vepronte për ripërtëritjen e paktit me Rusinë që kufizon armët bërthamore.

20:30
Fiks Fare/ Studenti i kitarës humb titullin ‘Mësues’, MASR dhe UART fajësojnë njëra- tjetrën

Ervin Telo zotëron një diplomë në ciklin e studimeve “Master Profesional” me titull “Kitarist” në Fakultetin e Muzikës në Universiteti i Arteve, Tiranë.

20:29
Hungaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme me 90 ditë

Qeveria hungareze njoftoi sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 90 ditë dhe mbajtjen e kufizimeve dhe parashikon të autorizojë të gjitha vaksinat ekzistuese që janë administruar tashmë tek më shumë se një milionë persona.

20:21
Fotot/ Pamjet e mrekullueshme nga Lëpusha! Fatkeqësisht e izoluar…në rreth 2 metër dëborë

Lëpusha vijon të jetë e izoluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Aktualisht në zonën turistike ka  të paktën 175 cm dëborë ndërsa në zonën e Qafës së Berdelecit dëbora arrin në 2 metër.

20:09
Një nga portretet e fundit të mjeshtrit Botticelli shitet në ankand për $92 milionë (Fotot)

Një nga portretet e fundit të artistit Sandro Botticelli të mbetur në duar private, është shitur sot për 92 milionë dollarë në ankandet Sotheby’s në New York.

20:02
Vritet një komandant i lartë i IS-it në Irak

Forcat irakiane të sigurisë kanë vrarë një komandat të lartë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka njoftuar kryeministri i këtij shteti Mustafa Al-Kadhimi, një javë pasi dhjetëra persona janë vrarë dhe plagosur në një sulm me bombë nga militantët e IS-it në Bagadad.

20:01
Ismail Kadare mbush 85 vjeç/ Vlerësime në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare sot feston 85 vjetorin. Dhe jo vetëm i yni, por universali Kadare i ka treguar artit botëror që është një emër autentik e njëkohësisht një shkrimtar i të gjithëve. Kandidat për Nobelin në letërsi, i përkthyer në më shumë se 45 gjuhë.

19:58
Përse u infektua Pipero? Ekspertët shpjegojnë arsyen se si virusi u shfaq pas vaksinimit

Infektimi i Doktor Pëllumb Piperos nuk mund të vejë në dyshim as cilësinë e vaksinës dhe as sigurinë e saj.

19:57
Federata spanjolle lëshon njoftim zyrtar, ja ku zhvillohet ndeshja Spanjë – Kosovë

Federata e Spanjës në futboll edhe zyrtarisht ka njoftuar se ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Kosovës.

19:49
Zgjidhen 2 anëtarët e rinj të KLP/ Votimi i pazakontë i prokurorëve nën masa anti Covid

Dy anëtarët më të rinj të KLP që do të ulen në vendet e mbetura bosh janë: Eloida Goxhi dhe Moisi Duda.

19:47
Spanja akuzon BE-në për vonesat e vaksinave

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka akuzuar Bashkimin Evropian për vonimin e shpërndarjes së vaksinave kundër virusit korona, andaj kryeqyteti Madrid u desh të pezullojë imunizimin e mëtejshëm, shkruan gazeta spanjolle El Mundo, duke iu referuar përmbajtjes së dokumentit “të rrjedhur” .

19:44
Programi ekonomik i PD/ Taksa e sheshtë, 110 mijë vende pune, heqje taksës mbi naftën

Lulzim Basha vendosi te beje publik programin elektoral me të cilin synon të ktheje demokratët në pushtet pas 8 viteve opozitë.

19:42
Musk përdor një pyetje për të zbuluar nëse kandidatët gënjejnë në një intervistë pune

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, zbuloi një herë se si zbulon nëse dikush po e gënjen në një intervistë për punë.

19:39
Replika mes Ramës dhe Metës/ Kryeministri reagon ndaj deklaratës së Presidentit

Afrimi i datës të zgjedhjeve ka prishur “armë-pushimin” e deklaratave dhe kundër deklaratave të javëve të fundit, mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

19:36
Konspiracionisti mohues i Covid, vdes në moshën 46 vjeçare pas refuzimit të rregullave mbrojtëse (fotot)

Një teorist konspiracioni që mohonte Covid-19 duke refuzuar të mbante maskë, ka vdekur disa ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin.

19:36
Ekskluzive – Po pastrohen para me Bitcoin/ “Politikanë dhe kriminelë po i përdorin në Shqipëri”

Bitcoin, paraja virtuale ka nisur të përdoret edhe në Shqipëri. Të parët janë pjesëtarët e botës së krimit, por edhe politikanë, të cilët shfrytëzojnë fshehtësinë e monedhës për të transferuar dhe pastruar paratë e pista.

19:35
Studimi: Peshkaqenët në prag të zhdukjes

Sipas hulumtimit të ri, numri i peshkaqenëve në oqeanet e hapura ka rënë me 71 për qind gjatë gjysmë shekulli, kryesisht për shkak të peshkimit të tepërt dhe tri të katërtat e specieve të peshkaqenëve të studiuar tani janë zhdukur.

19:25
Çudit Kristjani: Unë të përgjigjem me grusht…/ ‘Acarohet’ Arjan Konomi: E di ku dallon njeriu nga kafsha?

Në takimin mes Ledjanës dhe Kristjanit, të transmetuar ditën e sotme, u diskutua rreth xhelozisë dhe ngacmimeve dhe sigurisht që kjo temë mori vëmendje edhe në studio.

19:23
Vazhdojnë tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi

Në Mal të Zi ka fituar një parti proserbe, por raportet mes Beogradit dhe Podgoricës ende nuk janë përmirësuar. Përse ndodh kjo?

19:10
“Ftesë në 5″/ Ish- gruaja e të ndjerit Albert Krasniqi i shkon në varrim pas lajmeve se e dhunoi për spital

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua vrasja e biznesmenit Albert Krasniqi, i cili u vra nga babai i tij me një armë zjarri.

19:07
“A je në terezi moj…”/ Antonela përplaset ‘keq’ me Sindin: Kujdes me mua kaq po të them…

Sot u transmetua takimi mes Ledjanës dhe konkurrentit më të ri në “Për’Puthen”, Kristjani, zgjedhje e cila solli një debat të fortë mes vajzave dhe djemve në studio.

19:04
Takimi Renzi-Conte dhe kriza politike në Itali, “VOA”: Mundësitë po zvogëlohen për…

Të enjten ish-Kryeministri Matteo Renzi, i cili shihet si një figurë qendrore në krizën politike që po kalon Italia, do të takojë kreun e shtetit dhe pritet të bëjë të ditur në se është i gatshëm të mbështesë një qeveri të kryesuar nga Kryeministri i përkohshëm Giuseppe Conte.

19:03
4 hipopotamët e Pablo Escobar janë bërë 100 në Kolumbi dhe duhet të eliminohen (fotot)

Përveç vrasjeve, pengmarrjeve e trafikut të drogës, super-krimineli kolumbian Pablo Escobar ishte dhe autor i prezantimit për herë të parë të hipopotamëve në Amerikën Latine. Ata janë tashme një prej problemeve kryesore ekologjike te vendit.

18:55
“Për’Puthen”/ Sindi: O Mevlan, o lepurushi vogël rri aty te karrigia se…

Sot u transmetua takimi mes Ledjanës dhe konkurrentit më të ri në “Për’Puthen”, Kristjani., me kë e ka Mevlani

18:49
E tëra neon/ Billie Eilish guxon me veshjen dhe flokët neon dhe duket se me këtë stil i ka rrëmbyer zemrën fansave

Jemi mësuar me veshjet jo të zakonshme të Billie Eilish, por këtë herë tërhoqi më shumë vëmendjen  ndërsa dilte në Los Angelos me miqtë.

18:48
Plasin debatet/ “Vini në fillim të urta, hiqni komplekset me mua, pastaj s’ju pushon goja”, me kë e ka Mevlani

Sot u transmetua takimi mes Ledjanës dhe konkurrentit më të ri në “Për’Puthen”, Kristjani.

18:35
​Navalny: Arrestimi im është i paligjshëm

Rusi anti-Putin Alexei Navalny ka denoncuar arrestimin e tij si “demonstrativisht të paligjshëm” në një seancë dëgjimore përmes një lidhje video.

18:30
Gigi Hadid në super formë pas lindjes, gati për punë (Foto)

Gigi Hadid është kthyer në punë pasi solli në jetë vajzën e saj Khai dhe ndau foto, ku duket shume elegante.

18:22
Lezhë/ Denaj për fiskalizimin: Në fund të 2021, vetëm faturë elektronike

Në fund të vitit 2021 do të ketë vetëm faturë elektronike. Këtë e bëri me dije Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi me entet publike, të zhvilluar në qytetin e Lezhës.

18:20
Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet në lagjen e re “5 Maji”: Po ndërtohen 900 apartamentet e para! Qytetarët e zgjedhin vetë nëse duan apartament apo pagesë cash

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re “5 Maji”, theksoi se po vijon ndërtimi i 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë. Ai bëri me dije se banorët do mund të zgjedhin vetë nëse duan para kesh për shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, apo një apartament në lagjen e re që po ndërtohet.

18:20
Rindërtimi/ Veliaj rrëfen bisedën: Çfarë më tha kryefamiljari demokrat sot në Baldushk

Kryebashkiaku Veliaj, nga lagjja e re “5 Maji”, ku ishte për inspektim së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin Ahmetaj, rrëfeu edhe një bisedë që kishte patur sot me një anëtar të PD, i cili hyri në shtëpinë e re, të sapondërtuar.

18:19
​Parlamenti Evropian po planifikon qendrën e vet të vaksinimit

Parlamenti Evropian ka në plan të krijojë qendrën e tij të vaksinimit kundër koronavirusit në selinë e tij në Bruksel.

18:16
Video karantine/ Gratë largohen me shkumë në kokë nga floktorja prej policisë në Britani

Në disa skena qesharake, klientet shiheshin të largoheshin me vrap nga një floktore ilegale, pas pikasjes nga policia në Britani.

18:15
Infektohet me koronavirus Luigi Soreca, si është gjendja e tij shëndetësore

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soreca, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se sot tamponi i ka konfirmuar  se është infektuar.

18:12
Migrena/ Disa metoda interesante që do t’ju lehtësojnë dhimbjen

Migrena mund të shkaktojë dhimbje aq të forta, saqë vetëm ata që e kanë provuar mund ta kuptojnë vërtet. Mjekimi jo gjithmonë funksionon por ka disa metoda jo mjekësore që mund t’ju ndihmojnë.

18:10
Navalny mbetet prapa hekurave, Gjykata refuzon apelin për lirim

Shpresat e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny për lirim të shpejtë, u rrëzuan nga një gjykatë që refuzoi apelin kundër ndalimit të tij.

18:07
Rusia shënon rënien më të madhe të popullsisë në 15 vitet e fundit

Popullsia e Rusisë në vitin 2020 ka shënuar rënien më të madhe të 15 viteve të fundit, duke u pakësuar me 510 mijë në krahasim me vitin e mëparshëm.

18:03
Shi intensiv dhe rritje e nivelit të lumenjve, ja kur pritet të rikthehen reshjet e dendura

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se pas këtyre dy ditëve pa reshje, presim sërish një përkeqësim të konditave meteorologjike. 

17:51
Biden, urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor

Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë të enjten disa urdhra ekzekutivë mbi kujdesin shëndetësor të cilat synojnë të ndihmojnë ata që kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë.

17:48
Marina amerikane me armë të re, e bën bombën me hidrogjen të duket si “lodër”

Marina Amerikane ka eksperimentuar me teknologji tejet të avancuara, duke përfshirë këtu dhe një “armë modifikimi hapësinor”, thotë The Sun duke cituar dokumente të fshehta të cilat ka mundur t`i shikojë.

17:43
“Bota është e nënave”/ Në një vjetorin e lindjes, Fatma Methasani ndan foton e parë me Naoh-n e sapolindur

Moderatorja bën dedikimin e veçantë për nënat, një vit pasi u bë nënë për herë të parë.

17:33
“Dashuri me përqafime apo s*ks i zjarrtë”, Atdheu flet edhe për Anën (VIDEO)

Atdheu është një nga djemtë më të përfolur të këtij edicioni në “Për’puthen”. Në fillim ai pati disa takime mjaft romantike me Ana Lleshin, e cila nuk është më pjesë e programit.

17:30
Si ‘Deda’ tek filmi ‘Rrugë të Bardha’/ Njihuni me elektricistin 57-vjeçar, çan dëborën me këmbë për të rikthyer energjinë banorëve në Kukës

Dëbora e dendur e rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar mjaftë probleme në të gjithë vendin tonë. Në fshatin Çajë në Kukës trashësia e dëborës ka shkuar në disa cm, dhe si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.

17:22
SHBA, shkon në mbi 439 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 439.533, prej të cilëve 3.993 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:20
Kadilli në Top Talk: PS është forcë e parë por ne si opozitë e bashkuar i fitojmë zgjedhjet

Anëtari i kryesisë se Partisë  Demokratike tregon cilat janë pikat e forta, që do sjellin fitoren e PD-së.

17:18
Irani raporton 85 vdekje të reja nga COVID-19

Me 85 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 57.736.

17:15
​Borxhi publik i Kroacisë rritet në 86.4 për qind të GDP-së

Në fund të shtatorit 2020, borxhi publik i Kroacisë arriti në 325.2 miliardë kuna (46.58 miliardë euro), që është 11.2 për qind më shumë se në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të fundit nga Banka Kombëtare Kroate (CNB).

17:05
Rindërtimi/ Rama në lagjen ‘5 Maji’: Duhet të shtohet ritmi i punës

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në lagjen “5MAJI”, Tiranë, në kantierin e lagjes së vjetër periferike të kryeqytetit, e cila do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkollë, kopësht, çerdhe, godina institucionesh, parqe, si edhe vendin ku do të çelë dyert shkolla e famshme franceze e inovacionit “Ecole42”.

16:58
Administrata e Biden-it, “po” dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim nga BE

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

16:53
COVID19/ Sërish numër i lartë infektimesh, 11 humbje jete në 24 orët e fundit

11 persona mes moshave 54-86 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e covid-19.

16:48
Terroristët kërcënojnë të sulmojnë Burj Khalifa kur VIP-at botërorë janë në Dubai për t’i shpëtuar karantinës (Fotot)

Grupe terroristësh islamikë kanë kërcënuar sot të hedhin në erë ndërtesën më të lartë të botës Burj Khalifa në Dubai, me anë të sulmeve me dronë.

16:46
A duhet të vetëlargohet Berisha nga politika?! Ja si përgjigjet anëtari i kryesisë së PD-së

Sali Berisha është sërish në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Fatbardh Kadilli jep opinionin e tij për prezencën e ish-kryeministrit në parti.

16:46
Gjermania bllokon AstraZeneca-n/ “Jo” vaksinës së saj për moshat mbi 65 vjeç

Autoritetet gjermane nxorën një rekomandim që vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti I Oksfordit dhe kompania AstraZeneca të mos përdoret tek personat e moshës 65 vjeç e lart.

16:43
Vrasja e Albert Krasniqit nga i ati, rrëfehet xhaxhai i viktimës: Vëllai po shikonte armë që bleu Alberti, por u shkrep rastësisht!

Sot i është dhënë lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri dje nga babai tij, Skënderi,  në Prishtinë.

16:42
​Izraeli shtrin vaksinimin për qytetarët mbi moshën 35-vjeç

Izraeli njoftoi sot se po zgjeron vaksinimin kundër virusit korona tek të rriturit më të vjetër se 35-vjeç.

16:32
Sanders dhe dorezat e famshme, senatori mbledh 1.8 milionë dollarë për bamirësi…

Fotot e ditës së inaugurimit, me dorezat e leshta dhe qëndrimin sfidues ndaj pompozitetit të rastit nga ana e Bernie Sanders, ndoshta nuk tregonin imazhin më të mirë të mundshëm të senatorit amerikan, por janë bërë një kauzë e fortë bamirësie.

16:32
“Hey Macarena”, policët francez i pret dënimi pas argëtimit në komisariat

Më shumë se njëzet oficerë të policisë franceze po përballen me ndëshkim të brendshëm për mbajtjen e një ahengu në stacionin e policisë ku ata ishin filmuar duke kërcyer Macarena dhe duke shkelur rregullat e mbrojtjes kundër virusit.

16:28
​BE dakordohet për standardizimin e certifikatave të vaksinimit

Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar udhëzime të përbashkëta që do të zbatohen kur lëshojnë certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, e cila do të përdoret për qëllime mjekësore.

16:24
Ligji që ndalon abortin/ Hyn në fuqi në Poloni, shpërthejnë protestat në vend

Një ligj i polemizuar që thuajse ndalon tërësisht abortin në Poloni ka hyrë në fuqi që nga mesnata e të mërkurës.  Një vendim gjykate që lejoi ndalimin, shkaktoi protesta të mëdha në tetor.

16:19
Autobusë pa shoferë, Singapori fillon testimin tre mujor

Singapori ka hedhur edhe një hap përpara drejt një rrjeti të transportit publik ka shofer, me lancimin e autobusëve të rinj vetëlëvizës, që janë në fazë testimi aktualisht.

16:07
Kosova regjistron tre viktima dhe 316 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të enjten 316 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,652 mostrave.

15:59
Kualifikueset Euro 2023/ Kombëtarja shqiptare sërish në grup me Kosovën dhe Anglinë

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve ka mësuar fatin e saj për kualifikueset e Evropianit të vitit 2023 për këtë grupmoshe që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

15:53
Qëllon me thikë gruan italiane, arrestohet bashkëshorti shqiptar. Konflikti mes çiftit prej disa muajsh

Një konflikt mes dy biznesmenëve më të njohur të zonës tronditi Vilëbashtovën.

15:52
Shokon Brigitte Bardot: Covid-19, i mirë për rregullimin e mbipopullimit, jemi 5 miliardë njerëz tepër

Aktorja veterane e ekranit Brigitte Bardot ka propozuar në mënyrë shokuese në një intervistë të fundit, se sëmundjet si pandemia e Covid-19 janë të dobishme për rregullimin e popullsisë në planet.

15:49
SHBA, parashikim i zymtë/ Ekspertët: 500 mijë viktima deri më 20 shkurt

Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikon se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt.