Situata alarmante në Deçan, Haradinaj: Pata disa simptoma, por fëmijët e motrës u prekën rëndë

16/07/2021 09:40

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në mesin e personave të helmuar në Deçan, ku u shpreh se ka shfaqur disa probleme shëndetësore, por jo të rënda.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës, po u prekën rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Haradinaj tha se paraqitet disi më e qetë situata dhe se është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai për një media në Kosovë.

Deçani ndodhet prej ditësh në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Shkaqet e helmimit nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht u dyshua se shkak ishe uji, ku nga analizat rezultoi se janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm, por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Top Channel