Katastrofa në Gjermani/ Ministria e jashtme: Nuk ka asnjë shqiptar të lënduar, ja numrat ku mund të kontaktoni për ndihmë

16/07/2021 11:38

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njoftim për situatën katastrofike në Gjermani nga përmbytjet njofton se po ndjek me vëmendje të gjithë ngjarjen, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Deri më tani , bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.
Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587
Ambasada e RSH-së në Belgjikë: + 0032485401237
Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159
Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729

FOTO GALERI
1/12

Top Channel