E premte, 29 Janar 2021
17:21
Si funksionon vaksina me një injeksion e grupit Johnson & Johnson

Johnson & Johnson, zotërues i kompanisë farmaceutike Janssen, ka njoftuar rezultatet pozitive të testimeve të fazës së 3-të të vaksinës së tyre kundër Covid-19.

17:21
Ylli televiziv i vë “flakën” rrjetit/ Zbulon tatuazhin te të pasmet, ia dedikon të dashurës (FOTO)

Ylli televiziv, Francesca Farago, i ka vënë “flakën” rrjetit me fotografitë e postuara së fundmi në rrjetet sociale. Ajo u ka treguar ndjekësve të shumtë edhe tatuazhin më të ri, të cilin ia ka dedikuar të dashurës Demi Sims.

16:59
Ministria e Shëndetësisë: 8 viktima dhe 896 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se 8 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Po gjatë kësaj periudhe kohore, janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë.

16:49
‘Djaloshi i horrorit’ transporton të gjithë koloninë e bletëve në krah pasi mban në dorë Mbretëreshën (video-foto)

Një djalosh rritës bletësh ka shokuar kalimtaret pasi është filmuar duke transportuar të gjithë koloninë e insekteve në krahun e tij, duke mbajtur mbretëreshën në gusht e duke lejuar që insektet të mbulonin të gjithë gjymtyrin.

16:44
Rusi, 534 viktima dhe mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë shënuar 534 viktima dhe 19.238 raste të reja me koronavirus.

16:44
Hungaria miraton vaksinën kineze kundër koronavirusit

Hungaria është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka dhënë miratim fillestar për vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinopharm.

16:25
Agjencia Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i dha dritën jeshile sot përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca COVID-19 në Bashkimin Europian.

16:20
Zgjatet me 13 vjet koncesioni i Aeroportit, “Kastrati” ul tarifat për pasagjerët

Qeveria ka miratuar zgjatjen e kontratës koncesionare të Aeroportit “Nënë Tereza” edhe për 13 vjet të tjera.

16:18
Pallati $1 miliardësh i Putin/ Kremlini thotë se është një kantier ndërtimi: Pamjet e denoncuara nga Navalny, të montuara (Fotot)

Një agjenci besnike e Kremlinit ka publikuar sot pamje të të ashtuquajturit “pallati $1 miliardësh bregdetar i Putin” për të treguar se presidenti nuk po jeton në luks, pasi impjanti është në fakt në ndërtim dhe jo një rezort privat siç pretendohej në denoncimin e krye-opozitarit Alexei Navalny.

16:17
Afrikë, vdekjet nga COVID-19 tejkalojnë 89 mijë

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar në mbi 89 mijë numri i vdekjeve nga koronavirusi.

16:15
KOKSH në dyert e Gjykatës/ Bezhani dhe Malo përpara trupit gjykues për vlefshmërinë e Asamblesë

Për asamblenë e fshehtë të fillim janarit të KOKSH, ku u ndryshua statuti dhe u morën një sërë vendimesh, presidenti aktual Viron Bezhani bërë një padi për të mos e njohur këtë asamble në gjykatën e Tiranës.

16:08
Surprizë nga artisti ndërkombëtar dhe të ftuarit specialë të Luana Vjollcës në puntatën e fundit të “Shiko Kush LUAN”

“Shiko Kush LUAN” del jashtë pritshmërive edhe në këtë puntatë finale.

16:06
Cili do të jetë çifti i dytë i Për’puthen sipas Panajotit dhe Almendit

Panajoti dhe Almendi u eleminuan nga Për’puthen këtë javë, pasi vajzat votuan se nuk do të dilnin më me ta.

16:03
Konfirmohen 3 raste me variantin e ri të koronavirusit në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj në konferencë për media ka thënë se nga 30 mostrat që kanë dërguar për analiza në Gjermani, tri prej tyre kanë rezultuar pozitive.

16:00
“Varrezat t’i mirëmbajë privati”/ Bashkia e Durrësit tenton për herë të tretë privatizimin e shërbimit

Shtimi i numrit të vdekjeve e ka rënduar situatën në varrezat publike të qytetit bregdetar të Durrësit, ku nevoja për shërbime është tre-kafishuar gjatë pandemisë. Përveç mungesës së theksuar të sipërfaqeve për varre te reja, në dy hapësirat e dedikuara për to, shqetësim kryesor mbetet mungesa e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së tyre.

15:57
Restaurohet katedralja e Korçës/ ‘Burimi jetëdhënës” u ndërtua në shekullin e 18

Katedralja e Vjetër e Korçës po rikthehet gradualisht në identitetin e saj.

15:55
Vaksinë e re kundër Covid/ Zbulohet në Britani nga kompania Novavax, 98% efektive

E ndërsa ashpërsohet beteja mes shteteve dhe prodhuesve të vaksinave për ta siguruar atë në kohë, siç është rasti i Bashkimit Evropian me prodhuesit e vaksinës së Oksfordit nga AstraZeneca, një tjetër lajm i mirë vjen nga Britania për vaksinat! 

15:49
Rama: Fermerë të suksesshëm, falë punës dhe mbështetjes së qeverisë

Fermerë të suksesshëm, falë punës së tyre të palodhur dhe mbështetjes së qeverisë, kështu thotë kryeministri Rama. I tillë është Ylvi Bylykbashi, në fshatin Shamoll të Korçës, ferma e të cilit është model i garantuar suksesi, jo vetëm për zonën, por kudo ku ka prodhues mollësh në vend dhe më gjerë.

15:37
Efektet anësore të vaksinës/ Ende nuk është vërejtur ndonjë rast specifik

Menjëherë me nisjen e aplikimit të vaksinës anticovid në 11 janar edhe në Shqipeëri u ngrit një komitet për vlerësimin e efekteve anësore që mund të jepte vaksina i cili do t’i referojë ato deri tek organizmat ndërkombëtare .

15:34
Videoja virale, Mjekja e Navalny-t/ Policia i bastis shtëpinë, ajo luan Beethovenin

Policia mbërrin në shtëpinë e mjekes personale të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalni, Anastasia Vasilyeva, për ta arrestuar atë për 48 orë.

15:33
Koktejl në pishinë, shisha, berberë luksi/ VIP-at britanikë ‘shesin mend’ nga Dubai pas izolimit total në Londër (Fotot)

Modele, VIP-a të mediave sociale dhe yje të ‘reality TV’ të Britanisë kanë zgjedhur të qëndrojnë në pishinat e Dubait e Abu Dhabi pasi mijëra britanikë të tjerë nxitonin të ktheheshin në shtëpi, para ndalimit të të gjitha udhëtimeve që nisi sot.

15:32
Familja rekord e 19-vjeçarit/ Një baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra

19-vjecari Merlin Blackmore ka një baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra.

15:28
Gjykata supreme vendos: Albin Kurtit nuk i lejohet të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Gjykata supreme ka vendosur që Albin Kurti nuk do të lejohet të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

15:23
Meta kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin “Për prokurimin publik”, arsyet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”,

15:20
Shënjestra e përsosur/ Ish-spiuni i KGB: Rusia e kultivoi Trump si aset

Donald Trump ishte kultivuar si një aset rus për gjatë 40 viteve dhe e provoi këtë me propagandën anti perëndimore të tij që u prit mirë në Moskë.

15:14
Korçë/ Rama: Terminali i ri modern i autobusëve në “Parisin e Vogël”

Korça, së shpejti do të ketë terminalin e ri të autobusëve. Një zhvillim që transformon jo vetëm shërbimin e transportit të udhëtarëve, por edhe periferinë e qytetit, ku është vendosur terminali.

15:11
Rama: Skema e naftës pa taksë, një tjetër lehtësim për fermerët

Ilirian Prengu është një tjetër përfitues nga skema e mbështetjes nga AZHBR-së, përmes Programit IPARD II. Investimi i tij konsiston në ndërtimin e një magazine për grumbullimin dhe ruajtjen e fruta–perimeve të fermerëve të zonës së Maliqit.

15:09
Yuri Kim: Mos votoni kriminelët. Ambasadorja amerikane: Në lista mos vendosni të korruptuar

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare Ambasadorja Amerikane Yuri Kim la të kuptohet se i ka bezdisur liderët politikë duke i kërkuar kandidatë të paster. Por, mesa duket deri ditën e zgjedhjeve, kjo thirrje nuk do të ndalet.

15:08
Sherr midis të rinjve në Shkodër/ 16-vjeçari plagoset me thikë

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një konflikti, që ka ndodhur sot, rreth orës 13:40 në lagjen Salo Halili në Shkodër.

15:03
Ekipi ndërkombëtar i OBSH-së viziton spitalin në Wuhan ku u trajtuan pacientët e parë

Hetuesit ndërkombëtarë të OBSH-së, janë takuar me shkencëtarët kinezë dhe kanë vizituar një spital në Wuhan të Kinës, ku edhe janë trajtuar pacientët e parë, pas zbulimit të koronavirusit të ri.

14:58
Publikohet kontrata mes BE e AstraZeneca-s/ Reagon KE: Transparencë për të ndërtuar besim tek qytetarët

Pas publikimit të kontratës mes BE-së dhe kompanisë Astrazeneca, ka reaguar Komisioni Evropian.

14:56
Vaksina belge anti Covid, me një dozë të vetme 66% efektive

Vaksina Covid-19 e zhvilluar nga Janssen është 66% efektive, ka njoftuar kompania belge.

14:48
Pjesë e organizatës kriminale, kapet 26-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik narkotikësh është arrestuar.

14:41
Parlamenti i Ukrainës/ Ndalon përdorimin e vaksinës ruse

Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj që synon të përshpejtojë aprovimin e vaksinave kundër koronavirusit, por gjithashtu ndalon aprovimin e vaksinave të bëra në Rusi.

14:36
Përplasja për vaksinat/ BE publikon kontratën me Astrazeneca-n

Komisioni Evropian publikoi kontratën e tij me prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca për vaksinën e tij anti covid, në mesin e një përplasjeje për furnizimet.

14:32
Ish-Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira paditet në SPAK për shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal ndaj ish-Kryetares së Bashkisë Prrenjas Miranda Rira nga radhët e LSI për shpërdorim detyre,

14:31
Pasaporta britanike për Hong Kongun/ Britania jetëson skemën, Kina nuk do t’i njohë

Miliona banorë të Hong Kongut do të mund të aplikojnë për të jetuar dhe punuar në Britaninë e madhe pasi skema historike e emigracionit për shtetasit britanikë jashtë vendit të hyjë në fuqi të dielën.

14:28
4 shkolla të reja në Pezë, Veliaj: Flasin për beton ata që vetë kanë nga 4-5 vila

Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël”, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të jetë gati të presë fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe parashkollor në shtator të këtij viti.

14:12
Gjonaj takim me kryetarin e Prezencës së OSBE: Forcim i bashkëpunimit institucional

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Kryetari i Prezencës së OSBE Vincenzo Del Monaco zhvilluan një takim për forcimin e bashkëpunimit institucional për të bashkëbiseduar mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

14:11
Liqeni i Fjollës, mbillen 10 mijë fidanë, Veliaj: Ata le të mbjellin sherr dhe urrejtje, ne shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër

Në ditën e 98-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nisi sot mbjelljen e 10 mijë fidanëve (lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër etj.), në një sipërfaqe prej 4 hektarësh, pranë Liqenit të Fjollës.

14:07
Deklaratat e Vuçiç/ Kryeministri Hoti kërkon reagimin e QUINT-it dhe të BE-së: Qasje e rrezikshme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti i ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve anëtare të QUINT-it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar reagimin e tyre, pas deklaratave nxitëse të Presidentit të Serbisë z. Aleksandar Vuçiq, si dhe presionit dhe kërcënimeve të Listës Serbe, ndaj pakicave jo serbe në Kosovë.

14:02
Padia e PR-së për mitingjet në zgjedhje/ Gjykata Kushtetuese cakton seancë më 2 mars

Gjykata Kushtetuese ka caktuar më 2 mars seancën me kërkues Partinë Republikane për të drejtën e tubimit.

13:59
“Djalin e vrava pa dashje”/ Avokati i Skënder Krasniqit jep detaje: Arma ishte e Albertit, u takuan në garazhin e shtëpisë

Biznesmeni Skëndër Krasniqi qëlloi me armë për vdekje në mes të Prishtinës djalin e tij Albert Krasniqi, një personazh i njohur në botën e showbizit për sherrin e tij me Noizyn por dhe si ish menaxher i Babastars.

13:53
“Për të gjithë ju që komentoni virgjërinë time…”, Sindi e “Për’Puthen” çudit me deklaratën e fundit (Fotot)

Konkurrentja e “Për’Puthen”, Sindi Loci qe në vëmendje të të gjithë publikut që në hyrje për virgjërinë e saj.

13:45
Sekuestrohen në Bari 500 litra raki shqiptare

500 litra raki shqiptare janë sekuestruar në portin e Barit në Itali.

13:44
Ngjarja në Vilëbashtovë/ Nëna e biznesmenit flet e përlotur: Carlotta bashkëpunonte me kuzhinierin për të më vrarë djalin, ka marrëdhënie me të…

Vëllai dhe nëna e Kastriot Demës thonë se gruaja ka planifikuar të vrasë burrin për t’i marrë pasurinë.

13:38
“eTwinning School Label”/ Ministrja Kushi shpërndan trofetë për shkollat fituese shqiptare

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të shkollave fituese të etiketës ‘eTwinning School Label’ nga Komisioni Europian.

13:31
Pa maskë në publik e jashtë orarit, gjobiten 908 qytetarë gjatë 48 orëve

908 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer masat anti-covid gjatë 48 orëve në vendin tonë.

13:27
Ngjarja në Vilëbashtovë/ Familjarët e Kastriotit: Karlota kërkon eleminimin fizik dhe pasurinë e tij

32 vjeçari Kastriot Dema i cili u raportua një ditë më parë se qëlloi me thikë ish-bashkëshorten e tij italiane ka përfunduar edhe vetë në spital pas sherrit, ndërsa është nën masën arrest shtëpie.

13:11
“Armën e kisha për xhirimet e klipit”, rreperi i njohur Cllevio del para gjykatës (Fotot)

Klevio Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio, doli para gjykatës së Tiranës ditën e sotme.

13:04
Biznesmeni plagosi gruan italiane/ Rrëfimi i Karlotës: Më goditi me thikë në fytyrë, me shtriu në tokë dhe më shkuli flokët

Kastriot Dema dhe Carlotta Dossena zotërojnë një kompleks turistik në Vilëbashtovë. Konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme dhe Carlotta rrëfen se bashkëshorti do t’i marrë gjithçka që ka investuar.

12:54
Projekti i “Lungogjoli”/ Në Pogradec do realizohet ndërtimi i shëtitores së madhe në anë të liqenit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec ku po inspekton nga afër punimet në zonë.

12:54
Rritje të frikshme në të gjithë botën, shkon në mbi 102 milionë numri i të prekurve me COVID

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 102 milionë.

12:46
Ekipi i OBSH-së viziton një spital të Vuhanit

Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë është takuar me shkencëtarët kinezë dhe ka vizituar një spital në Vuhan të Kinës, në të cilin janë trajtuar pacientët e parë, pas zbulimit të koronavirusit të ri.

12:46
Investimet Turqi-Shqipëri, Denaj: Ftoj investitorët të rrisin prezencën e tyre

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Forumin e Investimeve Turqi-Shqipëri, të organizuar nga Unionet e Tregtisë të dy vendeve tona.

12:42
Certifikimi i Kurtit/ Gjykata Supreme të bazohet te kushtetuta

Për certifikimin ose jo si kandidat për deputet të Albin Kurtit dhe personave të tjerë të përjashtuar nga listat fillestare të partive politike në Kosovë, Gjykata Supreme duhet të bazohet tek Kushtetuta dhe jo tek aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Kështu mendon ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

12:39
Rritja e aksioneve të GameStop/ Një shitës lojërash po trondit “ujqërit” e Wall Street-it

GameStop është një shitës video-lojërash, emri i të cilës mund të mos jetë i njohur për shumëkënd, por ajo është vendosur në fokusin e Wall Street-it, që kur vlera e aksioneve të saj u rrit me mijëra përqind kohët e fundit dhe kjo falë këmbyesve amatorë në Reddit.

12:35
Java e modës për meshkuj/ Eventi, për herë të parë në vendet arabe

Nga veshje me lëkurë leopardi e deri tek bluzat me kapuç dhe pantallonat e mëndafshta, burrat arabë kanë nisur javën e parë të modës në histori me eventin tre ditor që transmetohet vetëm online.

12:32
85-vjetori i Kadaresë/ Aktivitet në qytetin e lindjes

Në Gjirokastër përvjetori i 85-të i Ismail Kadaresë u përcoll me një event artistik dhe letrar në banesën Kadare.

12:31
BE kundër AstraZeneca-s/ Ursula Von Der Leyen kërkon publikimin e kontratës

Shefja e komisionit evropian, Ursula Von Der Leyen ka kërkuar që kontrata për vaksina me prodhuesin AstraZeneca të publikohet.

12:28
Studimi i fundit/ Covid-19 prek edhe fertilitetin te meshkujt

Rastet e rënda të Covid-19 mund të ndikojnë edhe tek cilësia e spermës së një burri, duke prekur si pasojë fertilitetin e tij. Këtë e ka treguar një studim i publikuar së fundmi në gazetën Reproduction.

12:27
Ngjarje e rëndë në Vorë/ Bie nga kati i dytë i banesës ku po punonte, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë.

12:21
Prindërimi gjatë izolimit ka rezultuar “i lodhshëm” edhe për mbretërorët

Dukesha e Kembrixhit, tha se sfidat e prindërimit dhe shkolla në distancë, gjatë izolimit, e kanë lodhur shumë.

12:18
“E vrava djalin”/ Një muaj paraburgim për Skënder Krasniqin, xhaxhai i viktimës tha se arma u shkrep rastësisht

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të Skënder Krasniqit si i dyshuari për vrasjen e të birit Albert Krasniqi. 

12:16
“Pavarësia do të thotë luftë”/ Kina paralajmëron Tajvanin, SHBA i premton mbështetje

Kina ka paralajmëruar se çdo përpjekje e Tajvanit për të kërkuar pavarësi do të thotë luftë

12:11
Prodhuesi më i madh në SHBA/ General Motors, vetëm makina elektrike deri në 2040-ën

General Motors, prodhuesi më i madh i automjeteve në SHBA, planifikon t’i bëjë të gjitha operacionet e tij globale dhe automjetet pa karbon deri në vitin 2040 dhe të shesë vetëm makina dhe kamionë me emetime zero të dioksidit të karbonit (CO2) deri në vitin 2035.

12:09
Tahiri konfirmon prishjen e koalicionit LDK-LVV në Vushtrri

Është prishur sot koalicioni tre vjeçar mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Vushtrrisë.

12:04
Balla: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, themelore për një demokraci të shëndoshë

Numri dy i PS në konferencën “Kostot e Demokracisë” Taulant Balla tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet.

11:52
Goditi me thikë bashkëqytetarin, momentet e arrestimit të 45-vjeçarit në Korçë

Autori 45-vjeçar që goditi me thikë një person mbrëmjen e djeshme në Korçë është arrestuar sot.

11:45
Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: Problem financimi i partive nga forca të jashtme

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e mbajtur ditën e sotme, “Kostot e demokracisë” është shprehur  se vijon të jetë problem financimi i partive nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme.

11:44
U mashtrua e dhunua nga 16-vjeçarja, e moshuara tregon ngjarjen e rëndë me lot në sy: Tmerr kam parë…

Një 67-vjeçare nga lagja 18 Tetori e Lushnjes ka rënë pre e një grabitjeje.

11:36
Mori “bekimin” në Shtëpinë e Bardhë/ Kosova në marrëdhënie diplomatike më Izraelin, marrëveshja në 1 shkurt

Kosova dhe Izraeli do të lidhin marrëdhënien diplomatike në 1 shkurt, sipas Ministrisë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

11:31
Selena Gomez fton fansat nëpërmjet lëvizjeve sensuale “të kërcejnë me të”, në këngën e dytë në spanjisht

Dy javë më parë këngëtarja surprizoi fansat duke kënduar në spanjisht “Da una vez”. Më shpejt seç pritej, Selena sjell këngën e dytë latine.

11:20
Ahmetaj analizon programin ekonomik të PD-së: Taksë e sheshtë varfëruese

Ministri i Rindërtimit dhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se programi ekonomik i Partisë Demokratike është një “ futja kot”.

11:14
“Zgjedhjet e 25 prillit”/ Norman: Sfiduese dhe jetike. Përfaqësuesja e OSBE: Do ketë një mision vëzhgimi ndërkombëtar

Mesazhe të rëndësishme po jepen në konferencën “Kostot e demokracisë” nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e 25 prillit.

11:03
Zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja e SHBA-së thirrje liderëve politikë: Zgjidhni me kujdes kandidatët, largoni të korruptuarit

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjatë konferencës “ Kostot e Demokracisë” që po mbahet ditën e sotme, theksoi se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë transparente dhe të drejta.

11:01
AstraZeneca ofroi 8 milion doza shtesë të vaksinës anti Covid por Bashkimi Europian pret më shumë

AstraZeneca ofroi tetë milion doza të tjera të vaksinës së saj COVID-19 në Bashkimin Evropian, por blloku tha se kjo ishte shumë larg nga çfarë ishte premtuar fillimisht.

10:58
Sulmuesi i italianes përfundon në spital/ Policia zbardh sherrin mes biznesmenëve të Vilëbashtovës

Policia zbardh ngjarjen që ndodhi mes dy biznesmenëve pronarë të një kompleksi turistikë në Vilëbashtovë.

10:42
Sulmet kundër Islamit në Francë u rritën me 53% në vitin 2020

Sulmet kundër Islamit në vitin 2020 në Francë shënuan rritje me 53 për qind në krahasim me një vit më parë.

10:41
Pukë/ Arrestohet 67-vjeçari, kishte automatik pa leje në shtëpi

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

10:38
U paralajmërua prishja e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së në Vushtrri, Tahiri thërret konferencë për media

Është paralajmëruar prishja e koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, ndërkaq nga kjo komunë është njoftuar edhe për një konferencë të kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri.

10:35
Foto galeri dimri: Magjia e sezonit më të ftohtë, që e bën periudhën më të bukur

Pavarësisht se është sezoni më i ftohtë dhe i zymtë, është e habitshme sa gëzim mund të sjellë dimri.

10:31
Tiranë/ 13 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Tiranës ka kryer një sërë arrestimesh gjatë 24 orëve të fundit .

10:16
Tenton të korruptojë policin për të hyrë në Kosovë pa mjet identifikimi, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Kosovës pasi është përpjekur të kalojë kufirin duke korruptuar policin.

10:16
Aksidenti i frikshëm në Berat/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që mori para 4 makina të parkuara

Ervis Domaxeti, 37-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frikshëm mbrëmë në Berat, duke marrë përpara 4 makina është arrestuar.

10:14
Katër të vdekur nga zjarri në një spital covid në Bukuresht

Zyrtarët rumunë thanë se së paku katër persona kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një spital në Bukuresht, ku po trajtoheshin pacientë me koronavirus.

10:11
Berat/  29–vjeçari dhunon policët në komisariat

Një 29–vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi gjatë shoqërimit në komisariatin e Beratit ka dhunuar policët.

10:05
Burri mbante pushkë gjuetie në shtëpi, pasi vdes gruaja “e denoncon”

Një grua në Kosovë ka denoncuar në polici, armën që burri mbante në shtëpi.

10:02
Përmbytjet/ 250 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç! Liqeni i Shkodrës mbi nivelin maksimal

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 2685 hektarë deri tani nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit dhe prurjet e lumenjve.

09:55
Përleshje mes tre emigrantëve të huaj në Kosovë, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

Tre qytetarë me shtetësi marokene, algjeriane dhe palestineze janë përfshirë në një debat mes njërit tjetrit që ka përfunduar me lëndim fizik për ta.

09:43
Hëna e plotë e parë e 2021-shit në New York

Hëna e plotë e parë e vitit të ri, e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe si “Hëna e Ujkut”, u ka ofruar momente të bukura qytetarëve të New York-ut.

09:30
Liban, protesta kundër krizës ekonomike dhe karantinës së COVID

Protestat në qytetin Tripoli të Libanit vijojnw kundër krizës ekonomike dhe karantinës së COVID-19, të cilat filluan më 25 janar.

09:24
Thyen masat anticovid, gjobiten me 1 mln lekë 4 administratorë biznesesh në Durrës

4 administratorë biznesesh në Durrës janë gjobitur me 1.000.000 lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me rregullat anticovid.

09:12
Turqi, mbërrin pjesa e dytë e vaksinave anticovid

Në aeroportin e Stambollit mbërriti avioni me pjesën e dytë të dërgesës së 10 milionë dozave të vaksinave që janë porositur nga Kina kundër COVID-19.

09:10
E moshuara përjeton tmerrin, 18-vjeçari dhe një e mitur e dhunojnë që t’i vjedhin banesën

Dy të rinj kanë dhunuar një të moshuar për t’i vjedhur banesën.

09:05
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres merr dozën e parë të vaksinës anticovid

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres të enjten mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

08:47
Bill Gates: Olimpiada e Tokios varet nga progresi që do të arrihet në vaksinim

Themeluesi i gjigantit teknologjik Microsoft, Bill Gates, deklaroi se e ardhmja e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios, të cilat pritet të mbahen në korrik, varet nga progresi i vaksinimit kundër COVID-19.

08:45
Vaksina e re tregon 89.3% efikasitet ndaj variantit britanik të COVID/ Ruhet në temperaturë normale

Një vaksinë kundër variantit të ri britanik të COVID-19  ka treguar se është 89.3 % efektive.

08:41
32-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë,  shkon të dhunojë ish-bashkëshorten

Një 32-vjeçar ka thyer arrestin e  shtëpisë dhe ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij në Kavajë.

08:33
Dhunë në familje, tapë në timon e qarkullim pa patentë, tre të arrestuar në Vlorë

Tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Vlorë.