Mbulonte konfliktin mes Afganistanit dhe talebanëve/ Vritet gazetari i “Reuters”

16/07/2021 13:51

Gazetari i agjencisë së lajmeve “Reuters” u vra sot në Afganistan, teksa mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe talebanevë.

Në momentin fatal kur Danish Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u qëlluan për vdekje, forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë zonën e tregut qendror të Spin Boldak .

“Po kërkojmë në mënyrë urgjente më shumë informacion dhe detaje rreth ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet lokale“, thanë në një deklaratë presidenti i “Reuters”, Michael Friedenberg dhe Alessandra Galloni, drejtoreshë e agjencisë.

Dannis ishte një gazetar i shkëlqyer, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme“, u shprehën ata.

Sindiki i përkiste grupit të fotoreporterëve të agjencisë “Reuters”, të cilët u vlerësuan në vitin 2018 me çmimin Pulitzer për raportin e tyre fotografik mbi krizën e refugjatëve në Rohingya.

Talebanët morën në kontroll zonën kufitare të mërkurën, kalimi i dytë më i madh në kufi me Pakistanin dhe një nga objektivat më të rëndësishëm që ata kanë arritur gjatë një përparimi të shpejtë në të gjithë vendin ndërsa forcat e SHBA-së po tërhiqen.

Top Channel