‘Pilotët heronj’ shpëtojnë 19 pasagjerët me uljen pa pistë të avionit që u zhduk nga radarët në Siberi (fotot)

16/07/2021 15:54

Dy pilotët e një avioni rus pasagjerësh lavdëroheshin sot si heronj pasi shpëtuan të gjithë 19 njerëzit që ishin në bordin e avionit të zhdukur në Siberi duke arritur ta ulnin atë në tokë me përplasje.

Avion i tipit Antonov An-28 mes te tjereve me katër fëmijë në bord, ishte zhdukur nga radarët mëngjesin e sotëm pas afro 20 minuta fluturim në rajonin Tomsk në perëndim të Siberisë.

Një operacion madhor kërkim shpëtimi nisi që kur avioni u pikas i dëmtuar në ajër. Tashmë grupet e shpëtimit raportojnë se të gjithë njerëzit në bord janë gjallë.

Pilotët Anatoly Prytkov, 56 vjeç, dhe Faruh Khasanov, 32, morën meritat për shpëtimin e të gjithë jetëve, duke bërë ulje të detyruar në tokë, pa pistë apo sinjale uljeje.

“Është zbuluar vendi i uljes së ashpër të avionit. Ka njerëz të gjallë,” thuhej në deklaratën paraprake të ministrisë ruse të emergjencave.

Tre helikopterë emergjencash tip Mi-8 u dërguan në kërkim të avionit, që më pas u arrit të lokalizohej.

Të mbijetuarit po dërgoheshin në spitale në rrugë ajrore, pasi pilotët heroikë kishin arritur të gjenin një terren të butë mes kënetave, duke e përdorur si pistë uljeje.

Avioni An-28 është relativisht i vogël dhe me rang të shkurtër fluturimi. Prodhimi sovjetik përdoret për ende për fluturime të brendshme në Rusi dhe disa vende të tjera.

Mjeti fluturonte nga Kedrovoye drejt qytetit të Tomsk në udhëtimin që normalisht do të zgjaste 20 minuta.

Ekuipazhi nuk kishte raportuar për probleme para zhdukjes por zyrtarët kishin aktivizuar sinjalin final të emergjencës që sinjalizonte ose uljen e detyruar ose përplasjen.

Incidenti vjen 10 ditë pasi një tjetër avion rus u përplas në një faqe shkëmbi në Lindjen e Largët, duke vrarë të gjithë 28 njerëzit në bord.

Avioni tip Antonov An-26 plane, me 22 pasagjerë e gjashtë ekuipazh, po zbriste drejt fshatit të  Palana pasditen e të martës, kur humbi kontaktin me tokën.

FOTO GALERI
1/6
Pilotet Anatoly Prytkov, 56 vjec (majtas) e Faruh Khasanov, 32, (dajthtas) u quajten heronj per uljen e tyre

Top Channel