Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë vizituar bajpasin e Vlorës dhe e kanë shpallur atë të hapur për kalimin e mjeteve.

Sigurisht ministrja Balluku i bëri apel të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë në të, të respektojnë sinjalistikat dhe të jenë të kujdesshëm.

Nga ana tjetër kryeministri Rama tha se ky aks është i paeksploruar më parë dhe ofron një panoramë fantastike.

Rama: Bukur shumë. Ky është një lajm i shumëpritur prej vitesh dhe sot ne jemi këtu për të thënë që kush niset në jug ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë sepse kalohet me një lirshmëri të madhe dhe me një fragment natyre të paeksploruar më parë, me në udhëtim panoramik që fut në klimën e pushimit çdo vizitues.

Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore se projekti ishte problematik, ngecjet, shpronësimet, tani ja ku jemi. Në vjeshtë këtu nuk ka më kantier.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel