Besojeni ose jo, në Shqipëri gjendet një plazh si në Maldive dhe janë të paktë ata që e njohin. Fshati Rinia, i cili ndodhet në Durrës, midis Kepit të Rodonit dhe Bishtit të Pallës, ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e zonës, nëse investohet ashtu siç duhet.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, njohësi i mirë i turizmit, tur operatori Besnik Vathi zbuloi plazhin e veçantë. Ai theksoi fort se potenciali i kësaj zone është i jashtëzakonshëm.

“Është një zonë atje në formë kepi në fund, ku thellësia, mund të ecësh rreth 300-400 m ne det dhe nuk ka thellësi. Ndoshta, kuptohet, do studim, por një fshat ‘alla Maldive’ mund të ndërtohet edhe aty. Fshati Rinia ndoshta mund të kthehet edhe më mirë se Maldivet.

Po të studiohej si zonë, një fshat turistik brenda detit, i tillë që të jetë i qëndrueshëm, sepse është edhe i mbrojtur edhe nga kepi i Bishtit të Pallës, mund të ishte një fshat i tillë. Potenciali I kësaj zone është natyrshëm shumë shpresëdhënës”, deklaroi Vathi.

Top Channel