Debate në “Për’puthen”, Ana shpërthen në lot dhe largohet nga studio, përplasje mes Xhesikës dhe Greit

17/11/2026 07:18

Situata është tensionuar gjatë emisionit të sotëm të “Për’puthen”, ku takimi i Anës me Albanin u bë pjesë e diskutimeve në studio, duke shkaktuar debate dhe përplasje mes vajzave dhe djemve.

Gjatë diskutimit, situata kaloi në tone të larta, ndërsa një moment i veçantë ishte përballja mes Anës dhe opinionistes Erjola, e cila i përmendi çështje familjare. Kjo e bëri Anën të ndihej keq, pasi ajo u shpreh se nuk dëshiron që familja e saj të përfshihet në diskutime për asnjë arsye.

E prekur emocionalisht, Ana u largua nga studioja dhe shkoi në prapaskenë, ku nuk mundi të mbante lotët. Pas saj shkoi edhe Albani, i cili u përpoq ta qetësonte, por Ana nuk dëshironte praninë e askujt në atë moment.

Ndërkohë, në studio nisi një tjetër përplasje, këtë herë mes Xhesikës 2 dhe Greit. Ajo i kërkoi këtij të fundit të publikonte provat për akuzat që kishte bërë, duke i thënë të mos hidhte akuza pa baza dhe duke e cilësuar si “shpifës”.

Në prapaskenë shkoi edhe Heidi, e cila u përpoq të qetësonte Anën, ndërsa Grei u largua nga studioja.

Pas përfundimit të hapësirës publicitare, Ana u rikthye në studio, ndërsa pak më vonë u kthye edhe Grei, duke vijuar kështu spektaklin.

Top Channel