Tom Holland dhe Zendaya blejnë vilën luksoze në Londër për 8.25 milionë, paguajnë “cash” dhe përfitojnë ulje prej…

18/11/2026 22:53

Aktori i njohur i filmit “Spider-Man”, Tom Holland, dhe bashkëshortja e tij, aktorja Zendaya, kanë blerë një rezidencë luksoze në Londër për shumën prej 8.25 milionë paundësh, duke e paguar të gjithë pronën me para në dorë.

Çifti i famshëm i Hollywood-it ka arritur ta sigurojë banesën për 750 mijë paund më pak se çmimi fillestar, pasi prona ishte nxjerrë në shitje për 9 milionë paund, raporton Daily Mail.

Rezidenca ndodhet në një nga zonat më ekskluzive dhe të gjelbra të kryeqytetit britanik, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth një hektari dhe ka më shumë se 5 mijë metra katrorë hapësirë banimi.

Shtëpia luksoze përmban pesë dhoma gjumi, katër ambiente pritjeje dhe katër banja. Sipas dokumenteve të regjistrit të pronave, transaksioni është përfunduar për 8.25 milionë paund.

Kjo nuk është prona e parë e aktorit britanik në Londër. Tom Holland zotëron gjithashtu një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi në Kingston-upon-Thames, të cilën e bleu në vitin 2018 për 2.5 milionë paund dhe që prej atëherë i është nënshtruar një rikonstruksioni të gjerë.

Lajmi për blerjen e re ka ngjallur edhe reagime te banorët e zonës. Një prej fqinjëve ka treguar se fëmija i tij është entuziazmuar nga ideja se Spider-Man do të jetojë përballë tyre.

Tom Holland dhe Zendaya u njohën në vitin 2017, gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming”, ku interpretonin personazhet Peter Parker dhe MJ. Marrëdhënia e tyre, e cila nisi në ekran, u shndërrua më vonë në një histori dashurie edhe jashtë kamerave.

Top Channel