Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja në 24 orët e fundit

16/07/2021 16:57

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja nga 3621 testime të kryera dhe asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Kanë rezultuar pozitivë me Covid 18 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ndërkaq, janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3621

Testime totale 851,111
Raste pozitive 132,647
Raste të shëruara 130,067
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 51
Shkodër 13
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 11
Durrës 10
Lezhë 7
Korçë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2

Top Channel