Monumenti emblematik i Parisit, Kulla Eiffel, rihapi sot dyert për vizitorët, tetë muaj pasi u mbyll për shkak të bllokimit nga COVID-19.

“Ja pra! Pas më shumë se 8 muaj mbyllje, më në fund rihapen dyert e mia. Sa mirë, e t’ju shoh përsëri”, thuhet në llogarinë zyrtare. Vizitorët tani mund të arrijnë edhe një herë në majën e monumentit në 300 metra, me shkallë ose me ashensorë.

Destinacioni i njohur turistik do të jetë i hapur shtatë ditë në javë, nga ora 09:30 deri në orën 22:30. Hyrja do të kufizohet në 10.000 vizitorë në ditë, njësoj si vitin e kaluar, krahasuar me 25.000 para marsit të vitit 2020 para se të hynin në fuqi kufizimet e COVID-19.

Top Channel