Zjarr në magazinat e “Rezervave të Shtetit” në Lundër, dyshimet e para të policisë

16/07/2021 20:34
Ilustruese

Një nga magazinat e Rezervave të Shtetit në Lundër është përfshirë nga flakët.

Aty brenda gjendeshin bateri makinash, ndaj forcat blu dyshojnë se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

“Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive”, njofton policia.

Top Channel