Hapet baypass i Vlorës/ Do të lehtësojë trafikun gjatë pikut të sezonit turistik në jug të vendit

17/07/2021 01:11

Pasditen e së premtes është hapur baypass-i i Vlorës, një aks shumë i rëndësishëm sidomos gjatë sezonit të verës, kur lëvizja drejt jugut është e madhe dhe krijoheshin rradhë kilometrike të automjeteve.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaruan se nga kjo fundjavë do të ketë lehtësi për të gjithë pushuesit.

Ministrja Balluku i bëri apel të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë në këtë rruge që nuk ka përfunduar ende që të respektojnë sinjalistikat dhe të respektojnë shpejtësinë, ndërsa shërbimet e policisë do të jenë të të përforcuara, sidomos në ato pjesë që mund të ketë risk për drejtuesit e mjeteve.

Për kryeministrin Rama hapja e baypasit të Vlorës është një lajm i shumëpritur prej vitesh. “Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore se projekti ishte problematik, ngecjet dhe shpronësimet. Në vjeshtë këtu nuk ka më kantier”, tha Rama.

Top Channel