Përmbytjet që kanë shkaktuar dhjetëra viktima në Evropë dhe që kanë goditur më ashpër Gjermaninë, janë cilësuar nga ekspertët si më katastrofike në 100 vjetët e fundit. Po vendi ynë a rrezikon të preket nga përkeqësimi i motit?

Kjo stuhi e ka pikënisjen nga brigjet jugore të Britanisë së Madhe, gradualisht përfshiu veriun e Gjermanisë, vendet e Beleluksit, Belgjikë, Luksemburg e Hollandë, dhe po zhvendoset drejt Alpeve të Europës.

Rajoni I Ballkanit do të preket shumë pak, ku përfshihen Mali I Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku presim që duke nisur nga medista e sotme dhe deri të dielën të kemi rrebeshe shiu, stuhi ere, po ashtu nuk do të mungojnë stuhitë lokale të breshërit.

Vendi ynë gjatë kësaj fundjave deri ditën e shtunë pas mesdite, mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Reshjet do të jenë të lokalizuara vetëm në veri dhe verilindje.

E diela dhe e hëna do të jenë ato që do të na sjellin prezencën e rebesheve të shiut, në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Shpëton gjatë të dielës vetëm bregdeti I Jonit, me kthjellime e vranësira dhe shumë pak reshje. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë rebeshe shiu, ministuhi lokale ere, breshëri nuk do të mungojë në territorin shqiptar, për shkak të temperaturave të larta deri më tani, si dhe episode të shkurtra 2-3 orëshe, me fuqizim të parametrit të erës, e cila do të jetë jo pak problematike në det të hapur. Gjatë mesditës së të dielës termometri do të shënojë edhe 32-33 gradë celcius, maksimumi në rang territori.

Presim përmirësim të kushteve të motit duke nisur nga e hëna pasdite dhe në vazhdim. Do të kemi largim të vranësirave dhe reshjeve nga territori dhe përmirësim të dukshëm të situatës”, tha meteorologia Adiola Bani.

Top Channel