“Covid po vjen në shtëpi”/ Britania mund të ‘futet përsëri në telashe dhe çuditërisht shpejt’

16/07/2021 15:16

Mjekët paralajmërojnë se vendi mund të futet në një bllokim tjetër brenda disa javësh, ndërsa vdekjet u rritën në numrin më të lartë të përditshëm që nga marsi.

Kreu i mjekëve atje, paralajmëroi se në të gjithë vendin së shpejti mund të përballen përsëri me numra të frikshëm dhe se më shumë njerëz mund të duhet të luftojnë sëmundjen në spital  për një periudhë nga 5-8 javë kohë .

Ekspertët thonë se lehtësimi i kufizimeve dhe Euro 2020   është fajtor për rritjen e rasteve.

Për këtë të fundit anglezët nuk e kanë kursyer ironinë, ndërsa mediat nga titujt “kupa po vjen në shtëpi”, shkruajnë “covid po vjen në shtëpi”.

Të dhënat e Shëndetit Publik të Anglisë dje treguan se është rritur numri i meshkujve në krahasim me femrat  për raste infektimesh me covid që nga fillimi i turneut të futbollit.

Gjatë pandemisë  shifrat ishin përafërsisht të njëjta midis burrave  dhe grave, por filluan  të ndryshojnë pas 13 qershorit, kur Anglia mundi Kroacinë 1-0 në ndeshjen e tyre të parë.

Anglia ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura pas ‘Ditës së Lirisë’ në 19 Korrik. Kryeministri Boris Johnson ka thënë se lehtësimet janë ‘të pakthyeshme’, por  se gjithsesi njerëzit duhet të tregohen të kujdesëm.

Top Channel