Katër vjet pas përfundimit të aventurës së tij të pare me fanellën bardhekaltër, Felipe Anderson kthehet zyrtarisht në Lazio. Njoftimi i bë nga klubi aglez i West Hamit, pjesë e të cilit ishte braziliani.

“West Ham United mund të konfirmojë se ka arritur një marrëveshje për transferimin përfundimtar të Felipe Andersonit te Lazio, në Serinë A. Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u bashkua me “Hammers” në verën e vitit 2018, ka shënuar 12 gola në 73 paraqitjet me klubin tonë. Sezonin e kaluar ishte në huazim me Porton në Portugali. West Ham United dëshiron ta falënderojnë Felipe Andersonin për kontributin e tij dhe i uron fat në të ardhmen”.

Lojtari kthehet në Lazio pas katër sezonesh të kaluara midis Anglisë dhe Portugalisë. Gjatë përvojës së parë në Romë, në 177 paraqitje realizoi 34 gola.

Top Channel