Aventurieret e zhytjeve nëpër shpella janë te rrallë në ujërat tona.

Turistët nga Polonia i gjetëm në brigjet e Radhimës në Vlorë teksa bëheshin gati për t’u zhytur tek anija e mbytur Spitaliera. Ata ndodhen në Shqipëri per te eksploruar bukuritë nënujore, shpellat; për të cilat prej vitesh janë ushtruar.

Zhytjet në ujë dhe sidomos nëpër shpella është një sport që jo çdo zhytës i zakonshëm mund ta bëjë. Të duhet të jesh i trajnuar për zhytje te tilla pasi vështirësitë që has teksa zhytesh në misterin e shpellave nënujore janë te paparashikueshme. Polakët prej 13 vitesh nuk i ndahen shpellave në thesarin nënujor të jugut shqiptar dhe për ta çfarë kjo botë nënujore të ofron është e jashtëzakonshme.

“Jam Sevrei Zaisha, shokët me thërrasin ujku. Qe prej 2008 unë zhytem, kam thyer këmbën dikur dhe doktorët më këshilluan vetëm dy sporte, zhytje ose shah, dhe unë zgjodha zhytjen.! Zhytja nëpër shpella është një sport që kërkon trajnim special dhe jo çdo kush mund ta ushtrojë atë. Ky sport është i rrezikshëm dhe në zhytje marrim shumë pajisje për çdo rast emergjence.Shpellat në Shqipëri janë të veçanta , ne kemi eksploruar shpella nënujore si në Bosnjë, Kroaci, Maqedoni por më të bukurat ndodhen në Shqipëri. Ju nuk e dini cfare bukurish keni nën ujë, Ju lutemi mbrojeni.Kam parë disa prej tyre të kthyer në vende mbeturinash, duhet ti mbajmë sa më te pastra në te kundërt gjendja e tyre do te jetë katastrofike”.

“Jam nga Polonia dhe prej tre vitesh zhytem, dhe sot ndodhemi në Radhimë për tu zhytur tek spitaliera. Vendi juaj ka një mrekulli natyrore nënujore , shpellat, janë një perlë e vërtet, duhet ti mbroni”.

Irena Stangierka, është shoqëruesja e tyre në çdo aventurë por ajo veç zhytjeve është edhe një fotografe shumë e mirë që ka marrë çmime në konkurse ndërkombëtare për fotot e saj të rralla në ujë.

Top Channel