Aktorja 31 vjeçare e filmave për të rritur vret veten pas betejës me kancerin (fotot)

16/07/2021 16:25

Polica amerikane tha se beson se Dahlia Sky, e cila kishte qenë aktore pornografike për 10 vitet e fundit, ka qëlluar veten me armë, në episodin që po hetohet si vetëvrasje.

31 vjecarja raportohet se vuante nga depresioni dhe gjithashtu ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ajo përshkruhej nga miqtë si “shpirt i mrekullueshëm”, “me humor”, “e komplikuar”, dhe “mike e ngrohtë”.

Gruaja u gjet e vdekur në një makinë në San Fernando, Los Angeles, më 30 qershor.

Policia tha se ajo kishte një plagë arme në trup, të cilën besohet e ka shkaktuar vetë.

Herën e fundit Dahlia kishte postuar në Instagram më 22 janar, duke mbajtur një veshje të bardhë, teksa pyeste ndjekësit: “Ç’mendoni për kostumin tim?”

Beteja me kancerin besohet se është burimi i depresionit të 31 vjeçares.

Producenti i filmave për të rritur Hans, i cili ka punuar në disa filma me Dahlia tha për rrjetin AVN se beteja e disa viteve me kancerin kishte lënë pasoja në shëndetin e saj mendor.

“Vitin e fundit kam folur disa herë me të, e kuptova se nuk e kishte pasur të lehtë. Ne nuk do ta marrim veten shpejt nga kjo. Do të na marrë shumë malli”.

FOTO GALERI
1/3
Polica amerikane tha se beson se Dahlia Sky, ka qëlluar veten me armë, në episodin që po hetohet si vetëvrasje.

Top Channel