Burgoset elektriçisti australian që bënte kastrime burrash megjithse nuk kishte asnjë trajnim (fotot)

16/07/2021 17:01

Elektriçisti Ryan King nga Australia, priste organet gjenitale të burrave me kërkesën e tyre, megjithse nuk kishte asnjë trajnim për këtë, por u arrestua pasi thërriti ambulancën për një nga “klientët” e tij.

Australiani kryente kastrime ilegale, të cilat i filmonte, madje mbante dhe një penis në ngrirësen e frigoriferit.

Megjithse kishte vetëm një çertifikatë të ndihmës së parë në emër të tij, Ryan Andrew King reklamonte shërbimet e tij për modifikim gjenitalesh, u tha dje në gjyqin e tij në Brisbane.

Klientët e 28-vjeçarit shkonin te ai kur nuk gjenin kirurgë profesionalë për procedurat që kërkonin.

King kishte filmuar veten e tij kur i kishte hequr një testikul një burri 65-vjecar në një motel në Brisbane, Australi, në shkurt 2019, shkruan MailOnline.

Klienti kishte thënë në gjykatë si dëshmitar, se vuante nga ‘disforia gjenitale’ dhe se puna e improvizuar e King, i kishte përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien.

“I jam shumë mirënjohës Ryan që më aftësoi të shijoj perseri jetën”, tha burri, pa cilësuar detaje të tjera.

Një tjetër klient i King ishte një kinez 26-vjeçar, që ishte ‘neutralizuar nga gjinia’ korrikun e vitit të shkuar.

Si 65-vjeçari dhe 26-vjeçari kishin pasur nevojë për trajtimin e gjakderdhjes në spital, për të cilën ishin paralajmëruar paraprakisht nga King, u tha në gjykatë.

Kur oficerët kishin kontrolluar shtëpinë e King ata zbuluan pajisje mjekësore dhe organe gjenitale të burrit të moshuar në ngrirësen e frigoriferit.

King justifikohej se duke marrë miratimin e klientëve, ai besonte se nuk po shkelte ligjin, megjithse kjo nuk është një arsye e vlefshme, tha avokati i tij Wilson said.

“Ai nuk ka vepruar në shkelje të vetëdijshme të ligjit,” tha avokati.

Por gjykatësi Richard Jones studioni një raport psikiatrie me të dhëna për shëndetin mendor të King.

“Duket qartë që ke pasur një fëmijëri të trazuar”, tha ai.

King pranoi dy akuza të kryerjes së akteve dashakeqe me dashje.

Gjykatësi komentoi: “Ti nuk ishte i autorizuar apo i kualifikuar të kryeje atë që ke kryer. Prandaj në komunitet duhet të dërguar mesazhi që gjëra si këto nuk mund të bëhen.

King i cili kishte qenë i arrestuar prej një viti, u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por u lirua menjëherë në liri me kusht.

FOTO GALERI
1/3
Elektriçisti Ryan King nga Australia, priste organet gjenitale të burrave me kërkesën e tyre, megjithse nuk kishte asnjë trajnim për këtë

Top Channel