Foto ilustruese

Disa prej pronarëve të zonës së Kamzës janë mbledhur ditën e sotme duke këkruar ndryshime të rregullave anticovid, pasi sipas tyre në disa vende zbatohen në disa jo.

Ata kërkojnë që këto rregulla duhet të zbatohen në të gjithë vendin, duke theksuar se nuk përbën problem një dasmë me 50 vetë kur në lokale të tjera mblidhen nga 500 persona.

Disa prej tyre shprehen se janë fundosur, pasi paguajnë edhe cdo taksë të vënë nga shteti.

“Kemi dasma të prernotume na vijnë tek lokali, kemi marrë kapare, kanë bërë organizimet dhe e kanë bërë publike. Policia zbaton urdhrin ne nuk kemi gjë me policinë. Restorantet i ke të mbushur full me njerëz. Ja ti biem vërdallë edhe të shohim. Vaksinën e ka bërë gjithë populli. Unë kam punuar për atë biznes. Është turp skandal, nuk e sjell nusja me dhëndrin covidin.  Ju a keni ardhur nëpër lokale e keni hëngër, po ne, një restojant që është 540 m katror nuk lë me fut 50 njerëz në dasmë. Higjiena është në maksimum. Nuk është muzika që përcjell covidin”, tha njëri prej biznesmenëve.

Ndërsa një tjetër tha se janë në sherr me familjarët, pasi ata kanë ardhur nga jashtë për të punuar gjatë sezonit të verës.

 “Jemi në sherr me familjarët, jemi fundos kemi sjellë të afërmit nga kurbeti për të punuar, jemi fundosur. Edhe pse jemi restoranti i dasmave, i paguajmë të gjitha taksat, jemi në rregull me tatimet. A keni shkuar të gjithë nëpër qendra ka nga 500 veta, apo të futesh në restorant në Durrës”, tha ai.

Një tjetër pronar lokali tha se vetëm në Kamëz vjen policia duke bërë ndarje, ndërsa në vendet e tjera realizohen.

“Vetëm Kamza nuk bën dasma, nëse nuk na jep një zgjidhje, po u bë një dasmë le të vriten edhe njerëz ne do ikim se s’kemi zgjidhje tjetër. Do të bëhen dasma në shtëpi. Unë bëj dasma përditë se jam dj, por vetëm në Kamëz nuk bëhen dasmat”, tha ai.

Top Channel