Në Kosovë është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19 .

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri të enjten, në Kosovë 78 mijë e 298 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka treguar se deri tani në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tash e tutje terminin për vaksinim mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me coronavirus.

Top Channel