Delta ‘nëpër këmbë’/ Vaksina në shtëpi për ata që e kanë të pamundur të lëvizin

15/07/2021 19:49

Personat të cilët nuk janë vaksinuar, pasi nuk mund të lëvizin nga shtëpia vaksina i mundësohet në kushtet e shtëpisë dhe transporti i saj bëhet në kushte të sigurta.

Por në këtë situatë ku i gjithë sistemi shëndetësor është në alert për shkak të mutacionit Delta, mjekët i bëjnë apel kryesisht të rinjve të mos neglizhojnë asnjë simptomë, si rrufë, kollë, dhimbje kokë, por të kontaktojnë me mjekun për të kryer testin e shpejtë.

Mutacioni Delta pritet të predominojë gjatë sezonit veror në të gjithë Europën, madje OBSH u bën thirrje vendeve të përgatiten për një valë të tretë të Covidit në vjeshtë.

Top Channel