Rusia/ Dënohet me 6 vite burg për investitorin amerikan, dyshohet se…

15/07/2021 18:20

Një prokuror rus i ka kërkuar gjykatës që të japë dënimin me gjashtë vjet burg për investitorin amerikan dhe themeluesin e grupit të investimeve Baring Vostok Michael Calvi, duke e shpallur atë fajtor për përvetësimin e 2.5 miliard rublave (28.5 milion euro) nga banka Vsotsnii.

Calvi ishte arrestuar së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të grupit në fillim të vitit 2019 me akuzat e përvetësimit të kësaj shume dhe më vonë u vendos në arrest shtëpiak.

Michael Calvi mohon fajin dhe e karakterizon ndjekjen penale kundër tij si një përpjekje të paligjshme nga aksionarët e vegjël të Vostotsnii Bank për të zgjidhur një mosmarrëveshje të brendshme biznesi.

Top Channel