“Disa të dalin mirë, disa keq…”/ Debate për 2 orë e gjysmë, përfundon mbledhja e kryesisë së PD

15/07/2021 20:37

Mbledhja e Kryesisë së PD ka përfunduar pas dy orësh e gjysmë. Mbledhja nisi në orën 18:00 në selinë blu dhe u shoqërua nme debate të ashpra.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka pasur debate mes drejtuesve politikë me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve.

Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i hartuar nga numri dy i PD nuk reflekton raportet e tyre për analizën në zgjedhje në çdo qark. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se nënkryetarët Spaho dhe Paloka kanë deklaruar se raporti nuk është realist. Ndërsa Spaho thotë se ka arritur objektivin në qarkun e Korçës pasi ka fituar 5 mandate.

Drejtuesit politik të qarqeve kanë hedhur  dyshime në mbledhje se e gjitha është bërë që disa të dalin mirë dhe disa të dalin keq nga analiza.

Edi Paloka: Dokumenti nuk pasqyron raportet e hartuara nga drejtuesit polik. Nuk mund ta miratojmë dokumentin në këtë mënyrë si është hartuar, duhet ndryshuar.

Edmond Spaho: Zoti Bardhi unë kam bërë tjetër analizë për Korçën. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, 5 kam fituar.

Paloka- Bardhit: A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati 7?

Top Channel