SHBA, 344 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

16/07/2021 02:12

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 608.135, prej të cilëve 344 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.947.534, me 30.617 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me rreth 3,85 milionë raste të konfirmuara dhe 64.012 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 184,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 160,1 milionë dozën e dytë.

Top Channel