Chivu i gëzohet suksesit: Ky grup ka ADN zikaltër, përmbysje kështu janë tipikë të një Interi të çmendur 22/04 10:21
Situatë kaotike është krijuar në Shkodër gjatë ndeshjes Vllaznia-Shiroki. Gjyqtari suedez ka ndërprerë për disa momente ndeshjen, për shkak të sjelljes jo të hijshme të tifozëve, duke i paralajmëruar këta të fundit që kanë mbushur shkallët e “Loro Boriçit”.
Të dyja skuadrat iu drejtuam dhomave të zhveshjes, për disa minuta, menjëherë pas shënimit të golit nga shkodranët.
Teksa Vllaznia rrezikojnë shumë si pasojë e festimit me flakadanë dhe fishekzjarrë në momentin e shënimit të golit. Ndeshja rifillon, ndërkohë që tifozët janë paralajmëruar se nëse ka sërish fishekzjarrë apo flakadanë, mund të rrezikohet ndërprerja e ndeshjes!
Top Channel