Një 21-vjeçar është vënë në pranga në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës në Durrës për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vitin 2018 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G dhe në vitin 2020 ka plagosur një tjetër person me iniciale S. B.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.

A.M. me banim në Durrës ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Durrës

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Finalizohet operacioni i koduar “Shkëmbi i Kavajës”. Kapet dhe ndalohet një 21-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shkëmbi i Kavajës”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës.
Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:
• Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;
• Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;
•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel