Liban, Hariri heq dorë nga mandati për të formuar qeverinë

15/07/2021 22:21

Mandatari për kryeministër në Liban, Saad Hariri, njoftoi tërheqjen nga detyra për të formuar qeverinë e re në vend.

Njoftimi erdhi në një konferencë shtypi të mbajtur nga Hariri pas takimit me presidentin Michel Aoun në Pallatin Presidencial, në lindje të kryeqytetit Bejrut.

“Pozicioni i presidentit Aoun nuk ka ndryshuar dhe ndryshimet që ai kërkoi janë thelbësore dhe ndikojnë në emërimin e ministrave të krishterë”, tha Hariri.

“(Presidenti Aoun) Më tha se është e vështirë të arrihet një konsensus, kështu që unë u tërhoqa dhe Allahu e ndihmoftë vendin”, shtoi ai.

Top Channel