Deçan, helmimi nga bakteret/ U gjetën në ujin e ujësjellësit, mbi një mijë persona u sëmurën

15/07/2021 19:47

Mostra të tjera të ujit të marra në Deçan nga zonat ku u helmuan qytetarët, kanë rezultuar me disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijes.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke bërë të ditur se mostrat janë marrë të dielën e 12 korrikut.

Tutje, instituti ka njoftuar se ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm: viral, bakteror dhe parazitar.

Sipas njoftimit, ekipet e IKShPK nga të gjitha rajonet e Kosovës po vazhdojnë punën në terren pwr gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik.

Për këte IKSHP-ja ka kërkuar angazhim shtesë.

Instituti ka kërkuar të shtohen kontrollet e inspektoratit sanitarë dhe mjedisor në identifikimin e kyçeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Poashtu ndërmarrja publike që bën menaxhimin e sistemit të furnizimit me ujë, është udhëzuar të që inspektoj resurset ujore dhe të gjithë rrjetin, për të parë nëse mund të ketë përzierje të ujit me sistemin e kanalizimeve.

Ndërmarrja është udhëzuar që të investoj në të gjitha pikat e dobëta të rrjetit dhe të ndalojë rreptësishtë kyçje e pusetave në rrjetin e ujësjellësit.

Në mesin e dhjetë rekomandimeve, instituti ka rekomanduar shtimin e inspektorëve sanitar dhe shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësinë e të dhënave të pacientëve.

Top Channel