Pyetjet për zgjedhjet e 30 qershorit/ Gjykata Kushtetuese i bën publike, ia ka dërguar Komisionit të Venecias

15/07/2021 19:45

Gjykata Kushtetuesi bëri publike pyetjet që ia ka dërguar Komisionit të Venecias për çështjen në gjykim padinë e e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e cila kërkon shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Venecias i kërkohet ti japë përgjigje pyetjes nëse Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor.

“Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Kjo është pyetja e dytë përmes të cilës gjyqtarët kushtetues presin një përgjigje nga komisioni Venecias pasi kjo çështje në seancën e fundit gjyqësore pati qasje kundërshtuese nga palët në proces.

Megjithëse Gjykata kushtetuese nuk e përmend bojkotin e opozitës të atyre zgjedhjeve pyetja e tretë hartuar nga gjyqtarët kushtetues, kërkon të sqarojë pikërisht mungesën e opozitës në atë garë elektorale.

Në një situatë të një klime pasigurie juridike, pyet kushtetuesja a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

Këto pyetje pritet të marrin përgjigje në sesionin plenar të komisionit të Venecias planifikuar të mbahet në mes të muajit Tetor.

Top Channel